Mëngjesin e sotëm u gjet i vrarë me thikë në afërsi të serave në fshatin Mbrostar Ura në Fier, roja e serave Petraq Gjika.
Por, mësohet se 67-vjeçari Gjika është sulmuar me thike edhe më parë. Ka qenë Korriku i vitit 2018 kur ai është sulmuar me thikë nga një person teksa ishte duke pirë kafe në lokal, pranë vendit të punës. Në atë kohë 63 vjeç, Gjika mbërriti në spital i gjakosur, por arriti të mbijetonte.
Me plagë në fyt dhe në bark Petraq Gjika i shpëtoi asaj ngjarje, por fatkeqësisht sot, në një rast të dytë të ngjashëm ai ka ndërruar jetë.
Nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, por 4 vite më parë autori që u arrestua dhe ishte Xhevat Bregu. Policia po vijon hetimet për ngjarjen/Opinion.al