Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Samiti i Selanikut, Rama: Ballkani i Hapur, njësi zbatimi i Procesit të Berlinit

2022/06/10 at 8:31 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Samiti i Selanikut, Rama: Ballkani i Hapur, njësi zbatimi i Procesit të Berlinit

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë lidhur me zhvillimin e Samitit vjetor të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Selanik.

Kreu i qeverisë tha se në këtë samit u diskutuat dhe për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëdnimor në BE si dhe për nismën Ballkanin e Hapur.

Sipas Ramës, Ballkani i Hapur është një pjesë që plotëson procesin e Berlinit dhe nuk e kundërshton atë, duke thënë se kjo nismë vë në zbatim të gjitha pikat e procesit të Berlinit.

Përsa i përketë, vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama tha se kjo është një çështje e brendshme politike edhe pse kjo gjë po pengon edhe integrimin e Shqipërisë.

Intervista e Ramës

– Kryeministër, ku u përqendruan diskutimet në panelin e liderëve në këtë Samit këtu në Selanik?

Kryeministri Edi Rama: Ky ishte një samit i një nisme e cila ka një stafetë nga shteti në shtet prej shumë vitesh. Greqia drejton nismën dhe në fund është dhe një takim i liderëve, i cili përgjithësisht fokusohet tek aktualiteti. Sot kemi pasur natyrisht në fokus situatën aspak të lehtë, përkundrazi tejet të jashtëzakonshme, për shkak të luftës në Ukrainë, të pasojave në ekonomi, të perspektivës afatshkurtër dhe afatmesme përsa i përket të dyja këtyre aspekteve e natyrisht marrëdhënieve të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, me Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë ku ka pasur edhe një diskutim natyrisht mbi Këshillin e ardhshëm Europian dhe situatën e bllokuar ende e sot e gjithë ditën nga Bullgaria, por kemi folur dhe për Ballkanin e Hapur.

– Kryeministër, ka patur një deklaratë së fundmi të Kancelarit gjerman Scholz i cili po viziton e po zhvillon turin në Ballkan, i cili ka lajmëruar një samit të radhës të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nisma e Berlinit që njihet, çfarë të reja priten nga kjo dhe deri kur të ndodhi ky samit do ketë zhvillime të reja për Shqipërinë dhe Maqedoninë të cilat presin datën 23 qershor?

Kryeministri Edi Rama: Natyrisht që rimarrja e Procesit të Berlinit pas ndryshimit në kancelari dhe riangazhimi i Kancelarisë dhe personalisht i kancelarit gjerman për Procesin e Berlinit është një lajm i mirë. Procesi i Berlinit është një le të themi, vijë sjelljeje e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është një hapësirë ku janë vendosur si të thuash ato piketa të cilat janë objektiva konkretë dhe nxitje për punë konkrete në Ballkanin e Hapur. Pra, Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur jo vetëm që nuk janë dy nisma kundërshtuese, nuk janë as dy nisma konkurruese, po janë dy nisma komplementare ku njëra është në një nivel parimor, tjetra është në nivel konkret. Ballkani i Hapur është një njësi e zbatimit të Procesit të Berlinit.

– Ka patur deklarata shumë të fuqishme edhe të kryeministrit Mitsotakisi cili është vend organizues i Samitit të sotëm në lidhje me integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor, e veçanërisht të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Si e vlerësoni qëndrimin e tij dhe a pritet që kjo të ndikojë?

Kryeministri Edi Rama: Greqia ka qenë përgjithësisht, pavarësisht ndonjë fazë, marrëdhëniet bilaterale nuk kanë qenë në nivelin më të lartë, por edhe atëherë kur ka rënë fjala për integrimin dhe për ecurinë e procesit të integrimit, Greqia ka mbajtur gjithmonë një pozicion kryesor në tryezën e Këshillit Europian dhe nuk e kam dëgjuar deklaratën e kryeministrit grek të cilës i referoheni, por sigurisht ai ka folur dhe në takim për këtë, por nuk jam aspak i çuditur, përkundrazi është gjëja e natyrshme që Greqia ka bërë vijimësisht.

– Duke qenë se Bullgaria është një nga vendet themeluese të kësaj nisme të bashkëpunimit me Europën Juglindore, a pati sinjale relaksuese gjatë takimit të sotëm?

Kryeministri Edi Rama: Çështja e Maqedonisë së Veriut është një çështje e politikës së brendshme bullgare, që do të thotë është nga ato çështje që janë gjithmonë më të komplikuara sesa duken dhe për më tepër janë të lidhura me interesa të politikës së brendshme, shumë më tepër sesa me thelbin e vetë çështjeve.

Ju sugjerojmë

Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor
Kryesore

Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

10 Korrik, 2025 1:13 pm
Berisha me ish-ambasadorin gjerman:Zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90
Aktualitet

Berisha me ish-ambasadorin gjerman:Zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90

10 Korrik, 2025 12:59 pm
Programi i strehimit “zgjerohet” në një tjetër Bashki. Fondi e familjet përfituese
Aktualitet

Programi i strehimit “zgjerohet” në një tjetër Bashki. Fondi e familjet përfituese

10 Korrik, 2025 12:55 pm
IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën e Piazzës
Aktualitet

IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën e Piazzës

10 Korrik, 2025 12:38 pm
Vlorë/ Plagosën rëndë 2 shtetas duke i goditur me levë dhe thikë, bien në pranga
Aktualitet

Vlorë/ Plagosën rëndë 2 shtetas duke i goditur me levë dhe thikë, bien në pranga

10 Korrik, 2025 12:33 pm
Përfshihet nga flakët sipërfaqja me pisha pranë nënsacionit elektrik në Lezhë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët sipërfaqja me pisha pranë nënsacionit elektrik në Lezhë

10 Korrik, 2025 12:29 pm
(VIDEO)“Rri pranë meje, mos u ndaj as një sekondë”/ Gjenocidi në sytë e një fëmije
Rajoni

(VIDEO)“Rri pranë meje, mos u ndaj as një sekondë”/ Gjenocidi në sytë e një fëmije

10 Korrik, 2025 12:20 pm
Shiste kokainë dhe kanabis në doza, arrestohet 20-vjeçari në Velipojë
Aktualitet

Shiste kokainë dhe kanabis në doza, arrestohet 20-vjeçari në Velipojë

10 Korrik, 2025 12:16 pm
“Tokë, biznese dhe..”/ Prokuroria Gjirokastër: Konfiskim pasurive të një shtetasi
Aktualitet

“Tokë, biznese dhe..”/ Prokuroria Gjirokastër: Konfiskim pasurive të një shtetasi

10 Korrik, 2025 12:13 pm
Japin dorëheqjen dhe drejtorët e Bashkisë së Durrësit
Aktualitet

Japin dorëheqjen dhe drejtorët e Bashkisë së Durrësit

10 Korrik, 2025 12:03 pm
Para
“Nuk e dua më motrën tënde, do ndahemi”, ja pse i riu plagosi me thikë kunatin

I vodhën makinën luksoze, 31-vjeçari: Ishin dy persona...

Kolera dhe sëmundje të tjera mund të vrasin mijëra persona në Mariupol

Kolera dhe sëmundje të tjera mund të vrasin mijëra persona në Mariupol

Muriqi golashënuesi më i mirë shqiptar

Muriqi golashënuesi më i mirë shqiptar

TE FUNDIT

Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor
10 Korrik, 2025

Nga Dr. Majlinda Bregu, politikane dhe diplomate shqiptare; Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin të OBSH/Europë. “Çfarë mbetet...

Lexo më shumë

Berisha me ish-ambasadorin gjerman:Zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90

Berisha me ish-ambasadorin gjerman:Zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90
10 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar këtë të enjte një takim në Bashkinë e Kavajës, ku i pranishëm...

Lexo më shumë

Programi i strehimit “zgjerohet” në një tjetër Bashki. Fondi e familjet përfituese

Programi i strehimit “zgjerohet” në një tjetër Bashki. Fondi e familjet përfituese
10 Korrik, 2025

“Bashkia Maliq është një nga përfitueset e programit të strehimit social për vitin 2025, me 39 familje që do të...

Lexo më shumë

IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën e Piazzës

IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën e Piazzës
10 Korrik, 2025

Prej ditësh tashmë në gjithë vendin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike. Sot Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com