Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tensionet SHBA-Kinë, takim mes udhëheqësve të lartë të mbrojtjes

2022/06/10 at 7:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet SHBA-Kinë, takim mes udhëheqësve të lartë të mbrojtjes

Gjatë kësaj jave, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të takohet me homologun e tij kinez, në kuadër të një forumi të mbrojtjes në Singapor. Ky do të jetë një takim i rrallë ballë për ballë mes përfaqësuesve të lartë amerikanë dhe kinezë.


Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës nga Seuli, Bill Gallo, palët mund të mos gjejnë shumë gjuhë të përbashkët, në këtë periudhë kur marrëdhëniet mes tyre janë të tensionuara.

Treguesi i fundit i tensioneve SHBA-Kinë. Avionë ushtarakë kinezë dhe rusë fluturuan në fund të muajit të kaluar pranë hapësirës ajrore të aleatëve aziatikë të Shteteve të Bashkuara, ndërsa presidenti amerikan Joe Biden vizitonte Azinë për t’i dërguar një mesazh Kinës.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka thelluar edhe më shumë përçarjet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Megjithëse Kina nuk e ka mbështetur hapur luftën e Rusisë, ajo është zotuar për ruajtjen e lidhjeve të ngushta me Moskën, gjë që ka nxitur shqetësime në Uashington.

“Kina po tregohet e afërt me një vend shumë agresiv. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se Kina mund të mbajë të njejtin qëndrim ndaj Tajvanit, të përdorë forcë brutale, për të arritur synimet e saj”, thotë Joseph Bosco, ish zyrtar i Pentagonit.
Kina e sheh Tajvanin demokratik si pjesë të territorit të saj dhe kërcënon marrjen me dhunë të tij.

Presidenti Biden premtoi se Shtetet e Bashkuara do ta mbrojnë Tajvanin, nëse Kina e sulmon, gjë që ka shtuar frikën për një konflikt superfuqish.

Tajvani do të jetë në qendër të takimit të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe homologut të tij kinez në Singapor këtë javë, megjithëse analistët nuk presin që ky takim të sjellë ndonjë përparim.

“Çështja e Tajvanit është ndoshta mosmarrëveshja më e madhe midis dy superfuqive”, thotë Lim Tai Wei nga Universiteti Kombëtar i Singaporit.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë shpeshtuar shfaqjet e fuqisë së tyre ushtarake në rajonin përreth Tajvanit. Shumë vende të tjera frikësohen nga mundësia e shpërthimit të një konflikti të madh.

“Shumica në rajon preferojnë të shohin hapa të vogla drejt uljes së tensioneve, duke e ditur se nuk është e mundur zgjidhja e një çështjeje kaq të ndërlikuar. Të paktën të gjejnë disa pika të përbashkëta, që të kenë një mjedis më të përshtatshëm për bisedime”, thotë zoti Tai Wei.

Ka disa fusha ku Shtetet e Bashkuara dhe Kina mund të bashkëpunojnë, duke përfshirë ndryshimet klimatike dhe çështjen bërthamore të Koresë së Veriut. Por niveli i marrëdhënieve për momentin, nuk lë shumë hapësirë për bashkëpunim./ VOA



Ju sugjerojmë

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
Bota

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

9 Korrik, 2025 10:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Bota

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

9 Korrik, 2025 9:55 pm
“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
Aktualitet

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

9 Korrik, 2025 9:30 pm
Auto-Skicë
Bota

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

9 Korrik, 2025 9:00 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

9 Korrik, 2025 8:52 pm
Auto-Skicë
Sport

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

9 Korrik, 2025 8:48 pm
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
Bota

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

9 Korrik, 2025 8:13 pm
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

9 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Kërcënimi i Erdogan ndaj Greqisë, reagon SHBA: Aleatët tanë të shmangin…

Kërcënimi i Erdogan ndaj Greqisë, reagon SHBA: Aleatët tanë të shmangin...

Samiti i Selanikut, Rama: Ballkani i Hapur, njësi zbatimi i Procesit të Berlinit

Samiti i Selanikut, Rama: Ballkani i Hapur, njësi zbatimi i Procesit të Berlinit

“Nuk e dua më motrën tënde, do ndahemi”, ja pse i riu plagosi me thikë kunatin

I vodhën makinën luksoze, 31-vjeçari: Ishin dy persona...
















TE FUNDIT

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
9 Korrik, 2025

Me armë në sfond, pengje të gjunjëzuar dhe batuta të errëta, një video që ngjan me propagandën e ISIS po...

Lexo më shumë

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
9 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një...

Lexo më shumë

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
9 Korrik, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në fshatin në Cakran të Fierit, pasi Taulant Haxhiaj tregon se prej disa kohësh, një i moshuar,...

Lexo më shumë

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë thuhet se urdhëroi bllokimin e Grok, asistentit të inteligjencës artificiale për Platformën X...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com