Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lidhja e Prizrenit/Veliaj-Totajt:Të bashkëpunojmë dhe të mësojmë nga njëri-tjetri

2022/06/10 at 3:44 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lidhja e Prizrenit/Veliaj-Totajt:Të bashkëpunojmë dhe të mësojmë nga njëri-tjetri

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vizituar sot Prizrenin, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 144-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku janë mbledhur të gjithë kryetarët e komunave shqipfolëse të rajonit.


Veliaj gjithashtu zhvilloi një takim me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, me të cilin diskutoi mbi rëndësinë e platformës së bashkëpunimit mes komunave dhe bashkive shqipfolëse në rajon, sidomos për të rinjtë.

“Sot, në 144-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, ne nuk diskutojmë për forcë që po na pushton, nuk lipset të marrim armët dhe të luftojmë në rrugë e male, por lipset të marrim dije, lipset t’iu mësojmë të rinjve se cilat janë armët e së ardhmes, të nxisim të rinjtë të kodojnë etj. Mezi pres që ta rrisim bashkëpunimin mes nesh dhe jam shumë optimist që, përmes platformës së Unionit të Bashkive shqipfolëse të mësojmë më shumë prej njëri-tjetrit, për të marrë idetë e mira dhe t’i sjellim në Tiranë, ndërkohë që gjërat që funksionojnë në Tiranë, mund t’i provojmë edhe këtu në Prizren”,-u shpreh Veliaj.

Ai veçoi edhe disa prej projekteve konkrete që tashmë funksionojnë mes dy qyteteve.

“Bashkia e Tiranës do të jetë pjesë e sponsorëve të festivalit “Doku Fest” sepse e shikojmë si një produkt jo vetëm të Prizrenit, por të gjithë shqiptarisë, pasi ekonomia që na vjen prej aktiviteteve të tilla është e jashtëzakonshme. Ndaj, mezi pres që t’ju bashkohem edhe në gusht, kur të jemi përsëri bashkë për të promovuar kulturën, Doku Festin si “brand”-in më të njohur të qytetit të Prizrenit. E di që punët dhe veprat më të mira janë përpara, ama ajo që pashë sot më mbushi me shpresë të një qyteti që funksionon, të një qyteti ku po lëviz ekonomia, po lëviz biznesi, pashë turistë që po kënaqeshin. Ditët më të mira i kemi përpara dhe ju uroj shumë sukses”, u shpreh Veliaj.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj u shpreh i lumtur për projektet në të dyja qytetet.

“Tani po diskutojmë për opsionet, alternativat, mënyrat se si t’i menaxhojmë më mirë qytetet tona në hapësirën mbarë shqiptare, në mënyrë që të sjellim një cilësi të re të jetës për banorët që jetojnë në qytetet tona. E natyrisht që, nga Tirana mund të mësojmë shumë. Jemi akoma në fillim të mandatit dhe shohim disa gjëra të mira, të bukura, të cilat, pse jo, t’i zbatojmë, por ndoshta mund të ofrojmë edhe ne ndonjë ide më të mirë për Tiranën. Jo vetëm kaq, por do të ecim më tutje me projekte, me punë për përbashkëta, me një vizion të përbashkët dhe me një rezultat, sepse tek e fundit performanca nuk matet me fjalë të mira, por me rezultate konkrete. Prandaj, ju falenderoj që keni ndarë kohë për të na vizituar, edhe ju, edhe stafin tuaj të mrekullueshëm, edhe sot të festojmë 144-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, për të dhënë mesazhin se Kombi Shqiptar është faktor stabiliteti kudo që jeton, së bashku me gjithë të tjerët me të cilët jetojnë bashkë në këto treva,” u shpreh ai.

Në nder të “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, shkollat shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë ditën e sotme ia kushtuan orën e parë të mësimit Lidhjes së Prizrenit.



Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Zëvendës shefi i NATO-s: Filanda dhe Suedia s’ka gjasa të shënjestrohen nga Moska

Zëvendës shefi i NATO-s: Filanda dhe Suedia s'ka gjasa të shënjestrohen nga Moska

“Zbulohet një tjetër varr masiv në Mariupol, mund të ketë rreth 3 mijë civilë”

“Zbulohet një tjetër varr masiv në Mariupol, mund të ketë rreth 3 mijë civilë”

Rama në Berlin: Shqipëria do ndryshojë kurs, do kërkojmë trajtimin veç RMV

Skandali me tekstet shkollore, Rama: U korrigjuan për vitin e ardhshëm shkollor
















TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com