Presidenti në detyrë, Ilir Meta ka takuar presidentin e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë më 4 qershor, Bajram Begajn.
Këtë fakt Meta e ka treguar në një postim në rrjetin social “Facebook”, ku shkruan se i ka uruar suksese në detyrën e lartë.
“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, z.Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve”,-shkruan Meta.
Siç shihet edhe në foto, në takim ka qenë edhe shefi i kabinetit të Presidentit Meta, Edmond Panariti./Opinion.al