Tre të burgosur me origjinë shqiptare janë arratisur nga burgu i Trevisos, rreth orës 5:00 të ditës së sotme.
Mediat italiane bëjnë me dije se ata kanë prerë hekurat e qelisë dhe janë ulur me çarçafë. Dy prej tyre janë kapur menjëherë nga policia e burgjeve. Lajmin e ka bërë të ditur Gennarino De Fazio, Sekretar i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve .
Një prej të arratisurve, 27 vjeç, ishte ndaluar me një urdhër-arresti evropian për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera që lidhen me trafikun e drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.
“Me një metaforë – De Fazio komenton ngjarjen– folëm për arratisjen nga burgu të operatorëve kur mësuam për një arratisje të vërtetë, të kryer me metodën më klasike. E gjithë kjo tregon tablonë në të cilën gjenden burgjet e vendit”,- përfundon ai./Opinion.al