Një shofer ambulance është proceduar penalisht për shkak se akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Sipas policisë shoferi L.P., teksa po transportonte pacienten me iniciale F.B., në spital kjo e fundit është rrëzuar brenda në ambulancë për shkak të frenimit të menjëhershëm duke pësuar dëmtime.
“Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal i shtetasit L. P., 64 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke transportuar me autombulancë për në spitalin e Fierit, pacienten F. B., për shkak të frenimit të menjëhershëm, është rrëzuar brenda në ambulancë pacientja F. B., duke pësuar dëmtime”-njofton policia.