Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ballkani i Hapur/Abazoviç: Çdo nismë që sjell progres do mbështetet nga Mali i Zi

2022/06/08 at 11:32 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ballkani i Hapur/Abazoviç: Çdo nismë që sjell progres do mbështetet nga Mali i Zi

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka deklaruar gjatë samitit të Ballkanit të Hapur që po mbahet në Ohër se Mali i Zi do të mbështesë çdo nismë që do të sjellë progres.

Në fjalën e tij, Abazoviç tha se që të jemi anëtarë të BE-së, duhet të ndryshojmë qëndrimet dhe mentalitetin tonë.

Më tej ai theksoi se shpreson që herën tjetër të jenë të 6 liderët e Ballkanit.  Abazoviç nënvizoi se duhet të ulemi këtu dhe të flasim për nevojat e qytetarëve, pasi sipas tij mesazhi drejt BE-së do jetë shumë më ndryshe se tani.

“Jemi këtu dhe këtë e shikoj si të kemi një të ardhme të mirë të bazuar në ekonomi, në biznes, mobilitet më të madh të qytetarëve në të gjitha fushat. Kjo për mua është ideja e Ballkanit të Hapur. Çdo nismë dhe çdo mekanizëm që mund të sjellë progres, do ketë mbështetjen e Malit të Zi. Ideja është që ne të kemi marrëdhënie të mira dhe dialog. Të mos kemi frikë nga njëri-tjetri. Politikat retograde, mosrespektimit të theksimit të konflikteve të vazhdueshme. Unë kam kënaqësi të madhe që me ne është dhe komisioneri i BE-së, edhe administrata amerikane e mbështet këtë nismë.

Brukseli, sado që mund t’u dërgojmë kritika, duhet të bëjë punë. Askush nuk do asnjë problem. Kur kemi liderë të Ballkanit Perëndimor që shkojnë në Bruksel dhe kritikojnë njëri-tjetrit, ne do jemi gjithmonë më larg BE-së. Shpresojmë që herën tjetër të jemi edhe 6 persona. Të ulemi këtu dhe të flasim për nevojat e qytetarëve. Mesazhi drejt BE-së do jetë shumë më ndryshe se tani. Tani ata që e kontestojnë Ballkanin e Hapur ta dinë që e kanë gabim.

Që të jemi anëtar të familjes së BE-së, duhet të ndryshojmë qëndrimet tona dhe mentalitetin tonë.. Ne jemi mjaft pesimist për çdo gjë që ndodh këtu. Nëse dikush mendon se vetë mund të plotësojë të gjitha nevojat, atëherë atij i urojmë fat, por ajo politikë nuk bën. Nëse kemi idenë se në një dialog të hapur, të krijojmë një shoqëri me vlera, ne në Ballkanin Perëndimor meritojmë njëri-tjetrin, histori që do të tregojë të gjitha të mirat tona. Duhet të vendosim komunikim të ndërsjellë. Vetëm kështu mund të ndryshojmë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Ne jemi të interesuar për sezonet e zjarreve, të kemi dhe oferta të përbashkëta turistike. Shfrytëzojmë rastin që nga ky vend të vini sa më shumë në Malin e Zi. Ballkani i Hapur nuk duhet të shihet si ide e politikanëve, duhet të jetë ide për qytetarët tanë. Rezultatet mund t’i arrijmë vetëm nëse ndryshojmë pasqyrën e Ballkanit Perëndimor. Të gjithë liderët duan ta shohin vendin e tyre në BE. Nuk është ideja që një vend të jetë sa më herët në BE dhe të tjerët mos të jenë. Kjo do të shkojë drejt sigurisë më të madhe. Keni duart e zgjatura nga qeveria e Malit të Zi për të gjitha nismat që do kenë progres për Ballkanin Perëndimor. Këtë e presin shtetasit e Ballkanit Perëndimor” – tha Abazoviç.

Ju sugjerojmë

Presidenti i Sirisë-Izraelit: Asnjë tërheqje e trupave pa marrëveshje finale
Bota

Presidenti i Sirisë-Izraelit: Asnjë tërheqje e trupave pa marrëveshje finale

13 Nëntor, 2025 6:12 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Skandali i korrupsionit në Ukrainë, një pengesë për procesin e anëtarësimit në BE

13 Nëntor, 2025 5:36 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Refuzimi i dy komisioneve hetimore, PD dorëzon ankimim në “Kushtetuese”

13 Nëntor, 2025 4:41 pm
“Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE
Kryesore

“Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE

13 Nëntor, 2025 4:09 pm
Vengu: Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake me Italinë
Aktualitet

Vengu: Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake me Italinë

13 Nëntor, 2025 3:46 pm
Shqipëria dhe Italia firmosin 16 marrëveshje, 8 prej tyre në fushën e mbrojtjes
Aktualitet

Shqipëria dhe Italia firmosin 16 marrëveshje, 8 prej tyre në fushën e mbrojtjes

13 Nëntor, 2025 3:43 pm
Reforma zgjedhore, BE dhe KiE: Zbatoni rekomandimet e OSBE dhe Venecias
Kryesore

Reforma zgjedhore, BE dhe KiE: Zbatoni rekomandimet e OSBE dhe Venecias

13 Nëntor, 2025 3:31 pm
Vodhi 100 mijë portofola kriptovalutash, pranga 38-vjeçarit shqiptar në Greqi
Kronikë

Vodhi 100 mijë portofola kriptovalutash, pranga 38-vjeçarit shqiptar në Greqi

13 Nëntor, 2025 3:02 pm
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK
Aktualitet

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

13 Nëntor, 2025 2:25 pm
Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni
Kryesore

Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni

13 Nëntor, 2025 1:12 pm
Para
Video/ Rama në siklet, pengohet te shkallët në samitin e Ballkanit të Hapur

Video/ Rama në siklet, pengohet te shkallët në samitin e Ballkanit të Hapur

Ballkani i Hapur/ Varhelyi: Mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt BE-së

Ballkani i Hapur/ Varhelyi: Mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt BE-së

Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri

Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri

TE FUNDIT

Presidenti i Sirisë-Izraelit: Asnjë tërheqje e trupave pa marrëveshje finale

Presidenti i Sirisë-Izraelit: Asnjë tërheqje e trupave pa marrëveshje finale
13 Nëntor, 2025

Gjatë vizitës historike në Shtëpinë e Bardhë më 10 nëntor, e para për një president sirian, Ahmad el-Chareh dha një...

Lexo më shumë

Skandali i korrupsionit në Ukrainë, një pengesë për procesin e anëtarësimit në BE

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
13 Nëntor, 2025

“Është bërë përparim i kufizuar në luftën kundër korrupsionit në Ukrainë.” Raporti i fundit i Komisionit Evropian mbi vendet kandidate,...

Lexo më shumë

Refuzimi i dy komisioneve hetimore, PD dorëzon ankimim në “Kushtetuese”

Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
13 Nëntor, 2025

Deputetët e Partisë Demokratike i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese pasi u refuzua kërkesa për ngritjen e dy komisioneve hetimore, për...

Lexo më shumë

“Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE

“Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE
13 Nëntor, 2025

Në takimin e parë ndërqeveritar Shqipëri–Itali, kryeministri Edi Rama foli në një konferencë të përbashkët me homologen italiane, Giorgia Meloni....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com