Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, një shpërthim me eksploziv u regjistrua në lokalin e këngëtarit Noizy në Durrës.
Në dëshminë e dhënë për policinë, Noizy deklaron se ka probleme vetëm me Cvellio. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se Cvellio ka shkuar në biznesin e reperit, ku është dhunuar nga Noizy.
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, teksa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori është drejt identifikimit.
Si ndodhi sherri me Cllevio
Cllevio, shoku i reperit tjetër Stresi, ka mbërritur në zonë së bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe në momentin kur ky i fundit shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet.
Por Rigels Rajku e ndjek pas dhe nis ta godasë edhe tek dera e makinës, përpara se Kleviol Ahmeti të largohet.
Ndërkohë në rrugë ndodhet edhe një mik i Cllevio, i cili po ashtu dhunohet nga reperi dhe miqtë e tij.
Në video shihet momente kur Noizy e godet me grushte, megjithatë pas disa momentesh e lë të lirë. Po ashtu edhe miku i Cllevio, pasi shpëton nga duart e reperit largohet me makinë.
Sherri mes tyre ka nisur pas përplasjeve verbale në rrjetet sociale, ky dy reperët s’kanë kursyer ofendimet ndaj njëri-tjetrit.