Një 22-vjeçar ka humbur kontrollin e motorit dhe është rrëzuar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Çukë-Konsipol” dhe i aksidentuari është shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol.
Sipas policisë, 22-vjeçari ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar.
‘’Më datë 06.06.2022, në rrugën “Çukë-Konsipol”, shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi A.S., i cili është dërguar në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit’’,-njofton policia./Opinion.al