Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur teksa po merrej me riparimin e një motoskafi në fshatin Drimadhes, Dhërmi. Policia bën me dije se 31-vjeçari ka pësuar djegie në zona të ndryshme të trupit dhe pasi iu dha ndihma e parë në qendrën shëndetësore në Drimadhes po transportohet në spitalin e Tiranës, për mjekim me të specializuar.
“Më datë 06.06.2022, në fshatin Drimadhes, Dhërmi, ka marrë flakë, gjatë riparimit të tij, një motoskaf. Për pasojë shtetasi N. L., 31 vjeç, i cili po merrej me riparimin e motoskafit, ka pësuar djegie në zona të ndryshme të trupit. 31-vjeçarit iu dha ndihma e parë në qendrën shëndetësore në Drimadhes dhe po transportohet në spitalin e Tiranës, për mjekim me të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.