Autoritetet kanë arrestuar dy persona të cilët akuzohen për grabitjen e bankës në qytetin e Koplikut tre javë më parë.
Sipas “News24”, në pranga kanë rënë Klevis Gurraj dhe Bekim Gurraj, dy vëllezër nga Bajza në Malësinë e Madhe.
Lidhur me grabitjen, policia shoqëroi 15 persona,, ndërkohë policia ka nisur kërkimet për arrestimin e dy personave të tjerë të cilët janë përfshirë në grabitjen e bankës./ Opinion.al