Kryeministri Edi Rama teksa foli për zgjedhjen e presidentit ka thumbuar edhe ish-kreun e PD, Lulzim Basha.
Kur u pyet për faktin që ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha mungoi në seancën e sotme, Rama nuk i ka kursyer thumbat .
Ju vjen keq që nuk kishit një President konsensual?
Rama: Nuk e kemi kërkuar kurrë dhe nuk e kemi pritur që të kemi konsenus me të vdekurit. Kemi qenë këtu për të pasur konsensus me të gjallët.
Basha nuk ishte i pranishëm në seancë…
Rama: Lëreni të flejë.