Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë, kreu i PD, Sali Berisha është pyetur nga gazetarët nëse do e mbështesë kandidaturën e Majlinda Bregut për Presidente të Republikës.
Berisha është përgjigjur duke thënë që të mos e pyesin për atë që ai e quan farsë presidenciale.
“Më pyet për PD, mos më pyet për farsën elektorale presidenciale. Ajo është figurë e respektuar e PD. Tani është në fushën e politikës dhe diplomacisë.”, tha Berisha.