Presidenti, Ilir Meta ka mbajtur fjalen e lamtumirës në përmbyllje të ceremonisë shtetërore në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani.
Gjatë fjalës së tij Presidenti Meta u shpreh Nishani çmohej për thjeshtësinë në komunikimin publik, ndërsa theksoi se do mbahet mend për qetësinë dhe forcën e argumentit.
“Familjarë të presidentit Nishani. E nderuar kryetare e Kuvendit Lindita Nikolla. Të nderuar ish presidentë, ish kryetarë të Kuvendit dhe ish kryeministra të Shqipërisë dhe Kosovës. Të nderuar udhëheqës politikë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi që na keni nderuar sot. Të nderuar ambasadorë. Të dashur miq dhe bashkëpunëtorë. Faleminderit për praninë tuaj sot për t’i dhënë lamtumirën Bujar Nishanit.
Fundi i papritur lë plot pengje për mundësitë e humbura, për ato që nuk u thanë dhe ato që nuk u bënë dot. Dhimbja e bën të vështirë gjetjen e fjalëve që mund të kurojnë këto plagë njerëzore. Ai qe i rrethuar nga dashuria e familjes së prindërve dhe asaj që krijoi më pas me Odetën. Për presidentin Bujar Nishani këto ditë ka pasur vlerësime mëse të merituara. Kanë folur bashkëpunëtorët, miqtë, dashamirësit. Kanë folur shqiptarët edhe miqtë e Shqipërisë. I ardhur në politikë nga FA, ai solli virtytet më të mira të ushtarakëve në jetën politike dhe institucionale të vendit.
Ai e shihte politikën si art dhe besonte se ishte instrument për të sjellë ndryshime. Ai besonte te demokracia dhe shteti ligjor. Presidentit Nishani i peshonte fjalë. Ai çmohej për thjeshtësinë në komunikimin publik. Do mbahet mend për qetësinë, forcën e argumentit. Si kryetar i shtetit ai punoi me përkushtim të radhë në mbrojtje të kushtetutës. Ai punoi për të forcuar frymën e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare në vend. Ai besoi deri në fund te demokracia.
Si president në 100 vjetorin e shtetit shqiptar ai mëshiroi këto parime. Ai ushqente një dashuri të veçantë për Kosovën. Presidenti Nishani pati bashkëpunim me faktori politik shqiptar në rajon. Ai diti të vendosë ekuilibrat në marrëdhëniet institucionale dhe vëllazëror. Sot në ditën e lamtumirë e falenderojmë për modelin që ai solli si shtetar, politika, familjar dhe shtetar dhe shembullor. I paharruar ish presidenti Bujar Nishani”, tha Meta./Opinion.al