Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia ndërpret furnizimet me gaz natyror për Danimarkën

2022/06/01 at 5:09 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia ndërpret furnizimet me gaz natyror për Danimarkën

Kompania më e madhe e energjisë së Danimarkës tha se Rusia ka ndërprerë furnizimet me gaz të mërkurën, sepse kompania ka refuzuar që të paguajë me rubla. Ky është përshkallëzimi i fundit në sektorin e energjisë së Evropës, teksa lufta në Ukrainë po vazhdon.

Rusia paraprakisht kishte ndërprerë furnizimet me gaz natyror për Finlandën, Poloninë dhe Bullgarinë, pasi këto shtete refuzuan që të paguajnë me rubla për këtë lëndë. Po ashtu, të martën Moska ndërpreu furnizimet edhe për Holandën.

Kompania e energjisë së Danimarkës, Ørsted, tha se pret që të jetë në gjendje ende t’i furnizojë konsumatorët e saj.

“Ne qëndrojmë prapa vendimit për të refuzuar që të paguajmë me rubla dhe ne jemi përgatitur për këtë skenar”, tha shefi i Orsted, Mads Nipper.

“Kjo situatë mbështet nevojën që BE-ja të bëhet e pavarur nga gazi rus duke rritur burimet e energjisë së ripërtërishme”, shtoi Nipper.

Presidenti rus, Vladimir Putin, pas vendosjes së sanksioneve nga Perëndimi, ka thënë se “blerësit nga shtetet jomiqësore” duhet të hapin dy llogari bankare në bankën shtetërore Gazprombank, dhe në një prej tyre të paguajnë me dollarë ose euro dhe më pas në llogarinë tjetër ato të konvertohen në rubla.

Sipas të dhënave të autoriteteve daneze, pothuajse 25 për qind e gazit vjen nga Rusia. Agjencia për Energji e Danimarkës tha se ndërprerja e furnizimeve nuk do të ketë pasoja të menjëhershme.

“Ne do të vazhdojmë të kemi gaz në Danimarkë dhe konsumatorët do të vazhdojnë të furnizohen”, tha Kristoffer Böttzauw, drejtor i Agjencisë për Energji të Danimarkës.

“Por, ne kemi plane nëse situata përkeqësohet”, shtoi ai.

Pasi që nuk ka tubacion të gazit që sjell gaz drejtpërdrejt nga Rusia në Danimarkë, Rusia nuk mund të ndërpresë drejtpërdrejt furnizimet e gazit për Danimarkën, tha Orsted. Ky vendim i Rusisë nënkupton se Danimarka mund të blejë gaz në tregun evropian të gazit, shtoi kjo kompani. Në Danimarkë, afër 380,000 familje përdorin gazin natyror për ngrohje.

Ju sugjerojmë

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho
Aktualitet

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho

11 Dhjetor, 2025 3:45 pm
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK
Aktualitet

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

11 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëve

11 Dhjetor, 2025 3:11 pm
Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij
Aktualitet

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij

11 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Doli i lidhur me Ramën
Kryesore

Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Doli i lidhur me Ramën

11 Dhjetor, 2025 2:16 pm
Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve
Kryesore

Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve

11 Dhjetor, 2025 1:39 pm
Në garë për kreun e SPAK, Gokaj: Do ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie
Aktualitet

Në garë për kreun e SPAK, Gokaj: Do ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie

11 Dhjetor, 2025 1:24 pm
Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe BE kundër Paqes Fiskale
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe BE kundër Paqes Fiskale

11 Dhjetor, 2025 1:21 pm
Gara e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale
Aktualitet

Gara e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale

11 Dhjetor, 2025 12:54 pm
30 vjet Prokurime Publike, Rama: Kemi bërë progres në luftën kundër korrupsionit
Kryesore

30 vjet Prokurime Publike, Rama: Kemi bërë progres në luftën kundër korrupsionit

11 Dhjetor, 2025 11:46 am
Para
Tre shenjat e horoskopit më me fat për muajin qershor

Tre shenjat e horoskopit më me fat për muajin qershor

Ukrainasit vrasin snajperin më të mirë rus

Ukrainasit vrasin snajperin më të mirë rus

Rusia: SHBA i hedh benzinë ​​zjarrit me armë të reja

Rusia: SHBA i hedh benzinë ​​zjarrit me armë të reja

TE FUNDIT

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho
11 Dhjetor, 2025

Drejtuesi i ri i SPAK është zgjedhur sot me 7 vota, Klodjan Braho. Ai do të pasojë në këtë detyrë...

Lexo më shumë

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK
11 Dhjetor, 2025

Klodian Braho është kreu i ri i SPAK. Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me votim të hapur për drejtuesin...

Lexo më shumë

Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëve

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
11 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka prezantuar një skemë që mundëson sigurimin e vizës amerikane për periudhë afatgjatë për të...

Lexo më shumë

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij
11 Dhjetor, 2025

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho, shpalosi i fundit platformën para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke deklaruar se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com