Babai i 20-vjeçares nga Librazhdi e cila u kap nga vjehrri e vjehrra në dhomë me të dashurin ka rrëfyer detaje tronditëse për atë çfarë ka ndodhur ditën e ngjarjes.
Babai ka thënë se e ka gjetur vajzën të mbështjellë me një peshqir ndërsa aty ishin 3 gra e mbi 10 burra që e shantazhonin dhe i bënin video.
“Atë natë erdhi xhaxhallarët e krushkut, i thashë ça ka ndodhur. Vajza atë ditë kishe ikur se më tha që “më ka thënë burri shko te mami te babi bëj ndonjë punë atje”. Vajza ishte me kurorëzim me celebrim, prisnim të bënim dasmën. Ai (i fejuari) thoshte do vij në gusht në korrik ka tre vjet që prisnim. Pagën që merrte vajza po e mblidhte për të bërë dasmën, se ekonominë e kemi të dobët. Kur vinte burri vetëm atje shkonte vajza, ai vinte një herë në vit. Atë natë po shkonte 12 e natës ora kur më morën, pa na njoftuar fare erdhën dy xhaxhallarët e krushkut erdhën e më morën. Vajzën e gjeta mbështjellë me një peshqir të vogël nga mesi e poshtë, lakuriq e gjeta në dhomën e saj, aty ishin vetëm 3 gra e mbi 10 burra që e shikonin e bënin video e shantazhonin. Xhaxhallarët e krushkut ishin, kunati i vajzës, vëllai i dhëndrit, pallati ishte mbledhur aty. Të dashurin e vajzës e mbanin në mbrojtje ai ishte i qetë i veshur. Vajza ka shenja dhune edhe sot”-thotë babai.