Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“U shita nga i dashuri im e shoku i tij”,ish-viktima e trafikimit: Isha një pronë

2022/05/29 at 3:46 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“U shita nga i dashuri im e shoku i tij”,ish-viktima e trafikimit: Isha një pronë

Tentativa e tretë e dërgoi Valbonën në Itali, në një shtëpi në Torino ku nuk kishte askënd që njihte: as të fejuarin, as shokun e tij dhe as njeriun që e mbajti të burgosur në Vlorë. Vetëm 18 vjeçe, ajo kuptoi se kishte rënë viktimë e trafikimit.

Pengu i saj më i madh, rrëfen për “Ka Një Mesazh Për Ty” në “E diela shqiptare”, program i Tv Klan, ishte nëna që kishte lënë pas në Elbasan, e cila e kërkonte ngado, po ajo vetë kishte humbur dëshirën për të jetuar. Tashmë ishte pronë e një tutori, në një shtëpi në Itali ku ushtrohej prostitucion.

Valbona: Kur shkuam në Torino më çuan në një shtëpi të disa djemve që punonin, por kishin edhe vajza që jetonin aty bashkë me ta. Unë aty pata një shok të jashtëzakonshëm sepse këto vajza jo vetëm që bënin atë punë, por flisnin dhe shumë keq. Në ato momente jeta ime nuk kishte më kuptim. Isha një njeri që jetoja kot, më dukej vetja e tepërt në botë, kisha një peng të madh që nuk flisja me mamin, nuk e kisha lajmëruar për asgjë.

Ardit Gjebrea: Kishe mundësi dhe nuk e bëre?

Valbona: Nuk kisha mundësi. Asnjë. 

Ardit Gjebrea: Kur e kuptove që ishe viktimë e trafikimit, cili ishte momenti?

Valbona: E kuptova kur fola shumë qartë me këtë djalin.

Ardit Gjebrea: Që në Vlorë?

Valbona: Jo, në Torino.

Ardit Gjebrea: Kur shkove te ajo shtëpia që ishin djemtë, vajzat, kuptove se çfarë ndodhi?

Valbona: Aty e kuptova më së miri sepse ishte e pamundur mos ta kuptoja. E pyes, i them “tani duhet të di të vërtetën se është e kotë të ma mbash të fshehur” dhe më tregon që unë isha e blerë nga ai dhe këta dy djem, i dashuri im dhe shoku i tij më kishin shitur te ai djalë dhe unë i përkisja vetëm atij, isha pronë e tij nga momenti që ai kishte paguar lekët për mua.

Ardit Gjebrea: Pra ishte tutori yt?

Valbona: Ishte tutori im dhe ishte gjithçka për mua.

Ardit Gjebrea: Ti ishe skllavja e tij? Çdo gjë që thoshte ai ti duhej ta bëje?

Valbona: Po, ishte urdhër për mua./Tv Klan

Ju sugjerojmë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
Bota

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

15 Maj, 2025 8:26 pm
Para
“Tutori më propozoi martesë”, Valbona: I kërkova të dilja në rrugë

“Tutori më propozoi martesë”, Valbona: I kërkova të dilja në rrugë

Rama: Meta, më skandalozi që ka njohur ai institucion

Presidenti i mbetet mazhorancës, s’ka emër as në raundin e tretë

Nishani reagon ndaj Bashës:Barazoi Berishën me Ramën, e shpalli të keqen e vendit

U nda nga jeta në Gjermani, trupi i ish-presidentit mbërrin në Atdhe të martën

TE FUNDIT

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
15 Maj, 2025

Presidenti i Republikës takoi sot Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e Komitetit Politik...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com