Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha përmes një njoftimi në Telegram se pret lajme të mira javën e ardhshme lidhur me ndihma ushtarake në armatime.
“Ne punojmë çdo ditë për të forcuar mbrojtjen tonë, duke filluar nga furnizimi me armë. Sigurisht, varet shumë nga partnerët tanë, se sa të gatshëm janë ata për t’i ofruar Ukrainës gjithçka që i nevojitet për të mbrojtur lirinë. Dhe pres lajme të mira për këtë që në fillim të javës së ardhshme”, tha Zelensky në Telegram./Opinion.al