Ka përfunduar votimi për Kryesinë e Partisë Demokratike. Ndërkohë pritet që në orën 13.30 të nisë numerimi elektronik ku çdo vote do të transmetohet live.
Kryetari i Keshillit Kombetar Edi Paloka në nisje te procesit ftoi kandidatet te ndjekin nga afer numerimin elektronik.
“Të gjithë kandidatët mund të ndjekin procesin nga fillimi deri në fund. Këtë që po bëjmë sot, nesër kur të jemi në pushtet do ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh kreu i Keshillit Kombetar te PD-se, Edi Paloka.