Një nënë 29 vjeçare në Vlorë është vënë nën hetim nga autoritetet pasi akuzohet për dhunimin e fëmijëve të saj të mitur.
Kallëzimi në polici është bërë nga ish-bashkëshorti, i cili denoncon se e reja ushtron dhunë psikologjike ndaj fëmijëve të tyre të mitur.
Nëna 29-vjeçare akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasen F. T., 29 vjeçe, banuese në Vlorë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshorti, shtetasi A. T., 40 vjeç, banues në Vlorë, se 29-vjeçarja ushtron dhunë psikologjike ndaj fëmijëve të tyre të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.