Tradhëtia ndaj bashkëshortit ka qenë shkaku që ka çuar në dhunimin e një vajze 23-vjeçe nga vjehrri, vjehrra dhe babai i saj.
Sipas Ballkanweb ngjarja ka ndodhur në Librazhd, ndërsa policia tashmë e ka marrë në mbrojtje vajzën e re.
Mësohet se 23-vjeçarja aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë psikologjike. Por gjithashtu ajo ka dhe dëmtime fizike pas dhunës që i është ushtruar nga familjarët.
Ndërkaq, vjehrri dhe vjehrra e saj janë çuar në ndjekje penale, pasi shihen duke dhunuar nusen, në videon e filmuar prej familjarëve të tyre dhe të bërë publike në rrjetet sociale.