Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, i pyetur rreth deklaratëve të bëra nga kryeministri Edi Rama për kallëzime për disa kryebashkiakë tha se hetimet vijojnë dhe se sapo të ketë rezultate do të bëhen publike.
Manja tha se nuk mund të bëjë publik asnjë fakt pasi hetimi administrativ ka rregulla që duhen respektuar.
Pyetje: Para dy javësh u paralajmërua se do të bëhen kallëzime për disa kryebashkiakë, kur do të bëhen?
Manja: S’mund të bëj publike asnjë fakt. Hetimi administrativ ka rregulla. Njësia antikorrupison ka në trajtim mbi 355 ankesa apo raste të denoncuara, jo thjesht për kryebashkiakë, por për një seri institucionesh ka kallëzime të depozituara, hetimet vijojnë dhe sapo të kemi rezultate do ti bëjmë publike.