Salvador Ramos është autori i masakrës në Teksas, ku hyri i armatosur në shkollë dhe qëlloi për vdekje nxënësit dhe mësuesit. Numri i viktimave ka mbërritur në 21, prej të cilëve 19 janë fëmijë. Autori 18-vjeçar ishte i armatosur me një pistoletë, një pushkë gjysmë automatike AR-15 dhe karikatorë me kapacitet të lartë kur hyri në shkollën Uvalde.
Dyshohet se adoleshenti ka qëlluar gjyshen e tij para se të kryente aktin e rëndë. Shefi i Policisë së Distriktit të Pavarur të Shkollës Uvalde, Pete Arredondo tha se të shtënat filluan në orën 11:32 me orën lokale të së martës dhe se hetuesit besojnë se sulmuesi “veproi i vetëm gjatë këtij krimi të tmerrshëm”.
Para se të hynte në shkollë, braktisi automjetin dhe nisi sulmin ndërsa arsyeja mbetet e paqartë. Ditën e djeshme, guvernatori i Teksasit, Greg Abott konfirmoi vdekjen e 14 fëmijëve dhe një mësuesi ndërsa sot është rritur numri i viktimave. Mes tyre është efhe vetë autori, i cili u vra nga forcat policore.