Belgjika është bërë vendi i parë që ka vendosur karantinën e detyrueshme 21 ditore për personat që infektohet me virusin e lisë së majmunëve. Ky vendim është marrë pasi 14 vende deri tani konfirmojnë se kanë identifikuar raste të sëmundjes dhe mjekët paralajmërojnë për një “rritje të konsiderueshme” të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Daily mail.
Autoritetet shëndetësore belge kanë bërë me dije se në vend janë regjistruar tre raste. Infeksioni i parë u shënua të premten ndërsa rastet e tjera janë të lidhura me një festival në qytetin e Antwerp.
Lija e majmunëve është një infeksion i rrallë të cilin njerëzit zakonisht e marrin në zonat tropikale të Afrikës perëndimore dhe qendrore dhe mund të transmetohet nga kontakti shumë i ngushtë me një person të infektuar.
Ky infeksion kalohet lehtë dhe shumica e pacientëve shërohen brenda pak javësh pa trajtim. Shenjat që shfaq janë temperaturë dhe gunga në trup. Sipas shifrave, lija e majmunëve është një sëmundje që vret rreth 10% të njerëzve që godet./Opinion.al