Një 44-vjeçare është arrestuar në Vlorë. Policia bën me dije se ajo është arrestuar pasi ka dhunuar nusen e djalit, një 28-vjeçare me inicialet K.B.
44-vjeçarja tashmë akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.
“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen C. B., 44 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit, shtetases K. B., 28 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, për këtë rast është proceduar në gjendje të lirë edhe nusja. Sipas policisë, edhe ajo ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj.