Një aktiviste ka protestuar nudo në tapetin e kuq në Kanë kundër përdhunimeve të grave ukrainase gjatë agresionit rus.
Në trupin e saj aktivistja ka vendosur ngjyrat e flamurit të Ukrainës, ndërsa me zë të lartë kërkon ndalimin e dhunës dhe përdhunimeve që kryejnë ushtarët rusë në Ukrainë.
Gjatë javëve të fundit janë shtuar akuzat ndaj ushtrisë ruse për vrasjen e civilëve si dhe për dhunimin dhe përdhunimin e grave./Opinion.al
View this post on Instagram