Presidenti Ilir Meta përsëriti sot akuzat ndaj disa përfaqësuesve të opozitës, të cilët sipas tij kanë bërë krime që bëhen një herë në 100 vite, duke iu referuar lënies së mandateve apo edhe bojkotit të zgjedhjeve.
Meta tha se nuk ka asnjë këshillë për opozitën lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.
“Nuk kam asnjë këshillë për t’i dhënë opozitës sepse opozita ka bërë gabime fatale. Pjesa kryesore e saj me ndërgjegje të plotë, ndërsa pjesa tjetër e saj se aq e pati kthjelltësinë e gjykimit. Ata kanë bërë krime që bëhen një herë në 100 vite si lënia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve”, tha Meta.