Një zjarr i madh përfshiu godinën e pritjes së emigrantëve në aeroportin e Gjenevës në Zvicër pasditen e së premtes.
Autoritetet morën masa dhe anuluan menjëherë të gjitha fluturimet nga aeroporti edhe pse në momentet e para të zjarrit një avion rrezikoi shumë duke u ulur në pistën e pushtuar nga tymi i zi.
Zëdhënësi i aeroportit, Ignace Jeannerat, tha në mbrëmjen se zjarri është vënë nën kontroll, por ende po punohej për të pastruar zonën nga mbetjet e përhapura.
Aeroporti i Gjenevës është i dyti më i madh në Zvicër pas atij të Zyrihut, ndërsa ndodhet pranë kufirit me Francën. Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.