Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pa firmosur një ditë në bordero… Policia, makinat luksoze dhe të fortët e rrugës

2017/09/25 at 7:23 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Pa firmosur një ditë në bordero… Policia, makinat luksoze dhe të fortët e rrugës

Nga Dritan Laci

Është bërë gati një tablo e zakonshme të shikosh në rrugët e një vendi të varfër si Shqipëria, automjete luksoze të markave nga më të njohurat, luks që në Evropë do të guxonin ta kishin vetëm pasanikë apo personazhe me të ardhura të konsiderueshme të deklaruara nga puna që bëjnë. Në fakt deri tani në Shqipëri drejtuesit e këtyre automjeteve kanë lëvizur të lirshëm pasi askush nuk u ka kërkuar llogari se me ç’të ardhura i kanë mundësuar vetes posedimin e një luksi të tillë.

Makina që kushtojnë dhjetëra mijëra euro, që sfidojnë rendin lirshëm, që shkelin çdo normativë rrugore, por mbi të gjitha ajo çka të habit është mosha e personave që i posedojnë. Të rinj që nuk i kanë thënë njëherë në jetën e tyre Mirëmëngjes punës, por që lëvizin me Lamborgini, Ferrari, Porsche apo  Maserati te fundit, çka rrit më shumë dyshimin se mbi ç’bazë të ardhurash i kanë mundësuar të tilla pasuri?!!! Një sjellje problematike që është kthyer në shqetësim edhe për rendin publik, nuk mungojnë ngjarjet që kanë në qendër personazhe të tillë që popullojnë kryesisht netët në klube nate, apo që janë kthyer në burim aksidentesh me pasoja në humbjen e jetëve të pafajshme njerëzore.

Mjafton të kujtojmë këtu ngjarjen e rëndë të 14 Tetorit 2016, në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Sukthit, ku një personazh i njohur për lidhjet me botën e krimit, i identifikuar si Dashnor Deliallisi, ndërsa udhëtonte me shpejtësi marramendëse në sensin e kundërt të lëvizjes në autostradë me makinën e tij tip Range Rover, përplasi dhunshëm një automjet tjetër ku udhëtonin tre vajza, duke u marrë jetën tre të rejave por edhe vetes. Një personazh i cili edhe pse nuk kishte një punë të deklaruar, posedonte makina të shtrenjta, bënte një jetë natë të shfrenuar dhe vishej me aksesorë luksozë.

Rasti analog i shumë personazheve të tjerë që sot i shikon rëndom duke bërë të fortin në rrugë apo duke sfiduar hapur uniformën e shtetit. A është i ligjshëm apo jo ky aksion i fundit i Policisë? A mund të ndalohet një automjet thjesht sepse në pamje të parë është luksoz? Sigurisht që jo. Por ne farë mirë këtyre pyetjeve mund tu japim një zgjidhje, duke u dhënë një përgjigje ligjore. Si keni mundur ti vini këto pasuri pa pasur asnjë ditë pune të shënuar në bordero?!!!! /Opinion.al     

Etiketa: Dritan Lacimakinat e luksit

Ju sugjerojmë

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk
Bota

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

3 Qershor, 2025 9:34 am
Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…
Aktualitet

Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…

3 Qershor, 2025 9:27 am
Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira
Rajoni

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

3 Qershor, 2025 8:56 am
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Nisja e sezonit turistik/Rama: Hapen 36 qendra shëndetësore verore në vend

3 Qershor, 2025 8:49 am
Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh
Bota

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

3 Qershor, 2025 8:39 am
27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj
Aktualitet

27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj

3 Qershor, 2025 8:26 am
Çdo i dytë i huaj me leje qëndrimi në Serbi vjen nga Rusia
Rajoni

Çdo i dytë i huaj me leje qëndrimi në Serbi vjen nga Rusia

3 Qershor, 2025 8:19 am
Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë
Aktualitet

Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë

3 Qershor, 2025 8:16 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:13 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Para
Kurrë mos flini gjumë të nevrikosur, ja çfarë i shkakton trupit tuaj

Kurrë mos flini gjumë të nevrikosur, ja çfarë i shkakton trupit tuaj

Kryetari i Gjykatës së Vlorës: Po gjykojmë vetëm vaditësit e kanabisit, asnjë trafikant

Kryetari i Gjykatës së Vlorës: Po gjykojmë vetëm vaditësit e kanabisit, asnjë trafikant

U rankua i fundit në listë, reagon Universiteti i Tiranës: Presim vendimin zyrtar

U rankua i fundit në listë, reagon Universiteti i Tiranës: Presim vendimin zyrtar

TE FUNDIT

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk
3 Qershor, 2025

Pas humbjes së kandidatit proevropian Nawrocki në zgjedhjet presidenciale polake, kryeministri Donald Tusk planifikon të kërkojë votëbesimin. "Testi i parë...

Lexo më shumë

Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…

Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…
3 Qershor, 2025

Mbi 27 mijë maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2025. Ministrja e Arsimit dhe Sportit,...

Lexo më shumë

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira
3 Qershor, 2025

Për Zoran Strikën, gazetar në portalin 021.rs në Novi Sad, ditët e punës janë bërë mezi të durueshme. Që nga shembja...

Lexo më shumë

Nisja e sezonit turistik/Rama: Hapen 36 qendra shëndetësore verore në vend

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
3 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e 36 qendrave shëndetësore verore në kuadër të fillimit të sezonit turistik. Përmes një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com