Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama në Berlin: Shqipëria do ndryshojë kurs, do kërkojmë trajtimin veç RMV

2022/05/19 at 5:53 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rama në Berlin: Shqipëria do ndryshojë kurs, do kërkojmë trajtimin veç RMV

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë të dhënë pas vizitës në Berlin, folur rreth takimeve me përfaqësues të politikës gjermane dhe rreth një vizite të mundsgme të kancelarit Scholz në rajon.


Ndër të tjera kryeministri Rama rikujtoi se do të kërkonte ndarjen nga Maqedonia e Veriut nëse nuk vendoset mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare në muajin qershor.

Ai theksoi se vizita e tij në Berlin ishte një ftesë e fondacionit Körber-Stiftung dhe po ashtu një interesim i palëve për të pasur një bashkëbisedim lidhur me procesin e integrimit europian.

Intervistë e kryeministrit Edi Rama pas vizitës së zhvilluar në Berlin:

– Zoti Kryeministër, ju patët një vizitë pune këtu në Berlin, në Gjermani. Pothuajse takuat të gjithë përfaqësuesit e spektrit politik, duke nisur nga kryetari i grupit parlamentar të SPD-së, me ministren e Jashtme, njëkohësisht dhe kryetarja e të Gjelbërve në Gjermani. Gjithashtu takuat edhe kreun e CDU-së. Çfarë diskutuat me gjithë këta përfaqësues të politikës gjermane në lidhje me integrimin e Shqipërisë?

Kryeministri Edi Rama: Kjo ishte një ftesë e fondacionit Körber-Stiftung dhe në të njëjtën kohë dhe një interesim i këtyre palëve për të pasur një bashkëbisedim të afërt, lidhur me procesin e integrimit europian, konkretisht me stacionin e afërt të qershorit dhe përmbylljen e presidencës franceze ku është në rendin e ditës çështja e hapjes së negociatave formale për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Patjetër, lidhur me luftën në Ukrainë, pozicionin e Shqipërisë dhe impaktin e luftës mbi rajonin dhe sigurisht edhe për ecurinë e mëtejshme në këtë drejtim për sa i përket edhe angazhimit tonë të drejtpërdrejtë në Këshillin e Sigurimit dhe në NATO.

– Ju patët një drekë pune me kreun e CDU-së. Ishin të pranishëm edhe ata që njiheshin si kundërshtaret më të fortë dhe kritikët e Shqipërisë, zoti Krichbaum dhe zoti Ëadephul. Çfarë ndatë me ta dhe cili është aktualisht qëndrimi i tyre në lidhej me integrimin e vendit tonë?

Kryeministri Edi Rama: Nuk do t’i quaja e nuk i kam quajtur asnjëherë kundërshtarët më të fortë të Shqipërisë apo kritikët më të fortë të Shqipërisë. Ata janë dy figura që kanë një peshë të posaçme në CDU në raport me rajonin, për shkak të detyrave që kanë dhe qëndrimet e tyre kanë qenë qëndrime të cilat kanë qenë të lidhura me një kontekst të caktuar, por patjetër dhe me kërkesën për të bërë më shumë. Patjetër kanë pasur skepticizëm, patjetër kanë pasur arsyet e tyre për të mbajtur një pozicion me regjit por për hir të vërtetës, pozicionimi i tyre sikundër ua thashë dhe sot, ka qenë një sfidë dhe një ndihmë në fund të fundit sepse nëse sot ata janë 100% mbështetës, nëse sot CDU-ja e tëra, vetë kryetari i ri i CDU-së thotë se Shqipëria është një histori suksesi në këtë fazë, patjetër ka shumë gjëra për të bërë në faza të tjera. Kjo është edhe për meritën e tyre që na kanë sfiduar me qëndrimet e tyre. Nuk kanë qenë qëndrime kundër Shqipërisë. Ata janë miq të Shqipërisë. Ata janë njerëz të dedikuar ndaj Ballkanit dhe janë njohës të mirë të rajonit kështu që ka qenë kënaqësi e madhe në fakt i gjithë takimi, dreka e punës që na ofruan dhe biseda e bërë. Shpresoj që së shpejti do të vijnë në Ballkan e do të ndalojnë edhe në Tiranë.

– Kjo ditë përkon edhe me votimin në parlamentin europian. 519 vota pro Shqipërisë. Kjo ka ndodhur dhe më parë, por duke qenë se ju ndodheni në një nga kryeqendrat e Europës në Berlin, si e lexoni ju këtë votim të sotëm për rrugëtimin e ardhshëm tonin?

Kryeministri Edi Rama: Kjo ka ndodhur dhe më parë, por si asnjëherë më parë me thënë të drejtën në adresimin e parlamentit nga deputetë të ndryshëm europianë, europarlamentar ka qenë pa asnjë rezervë dhe kjo është si të thuash fruti i një pune të madhe që kemi bërë.

Në ndërkohë që e kam diskutuar me të gjithë edhe faktin që ne kemi vendosur që do të ndryshojmë kurs, në momentin që me gjasë Këshilli Europian i qershorit nuk do të arrijë dot të çajë murin e vendosur nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut. Deri atëherë ne do qëndrojmë në pozicionin që duhet, pra të hapen negociatat formalisht për të dyja. Në rast se edhe atëherë ne do të mbetemi peng i një situate që nuk ka lidhje fare me ne, nuk ka lidhje fare me punën tonë, nuk ka lidhje fare me asgjë që ka të bëjë me Shqipërinë, atëherë ne do ndryshojmë kurs e do kërkojmë me insistim që Shqipëria të trajtohet veç.

– Javë vendimtare këto në vijim për vendin tonë, nesër viziton Tiranën presidenti Michel. Pritet gjithashtu një vizitë e kancelarit Scholz në Tiranë. Të gjitha këto kanë të bëjnë me procesin e integrimit të Shqipërisë apo ka mesazhe të tjera?

Kryeministri Edi Rama: Nuk e di nëse kancelari Scholz do të vijë në Tiranë apo jo, sepse nuk kemi një njoftim zyrtar. Ai është shprehur që do të vizitojë rajonin, mua ma kishte thënë që do të vijë në rajon, por se ku do të qëndrojë mbetet për tu parë. Ndërkohë që po, presidenti Charles Michel do të vijë por nuk janë ditë vendimtare për Shqipërinë. Unë nuk shoh asgjë vendimtare në raport me këtë fakt, ky është një proces me të cilin ne tanimë jemi mësuar se si funksionon. Vendimtare për Shqipërinë është të vazhdojë reformat, vendimtare për Shqipërinë janë operacionet si ky i sotmi i SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit që është në këndvështrimin tim dhe bazuar në gjithë diskutimet e bëra gjatë ditës së sotme në orët e lira me Tiranën, operacioni më domethënës e me rrezen më të gjerë në luftën kundër krimit të organizuar. Një operacion që meriton vërtetë fjalët më të mira të respektit e të inkurajimit për të gjithë ata që janë përshirë, që nga hetuesit e SPAK-ut e deri tek drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe një mbështetje e fortë për të vazhduar deri në fund në këtë rrugë, një rrugë që tanimë është e qartë që është hapur për të gjithë partnerët ndërkombëtar të Shqipërisë, një rrugë që ka rritur respektin për Shqipërinë në skenën ndërkombëtare, një rrugë që po sjell hap pas hapi dhe frytet e dëshiruara në Shqipëri edhe pse sot shqiptarët janë edhe më kërkues se sa janë ndërkombëtarët sepse nuk kanë durim që të presin sepse kanë kaq vite që presin e presin e me shumë të drejtë kërkojnë më shumë.



Ju sugjerojmë

Presidenti Maduro akuzon mafian shqiptare: Ndërhyri në zgjedhjet e Venezuelës
Bota

Presidenti Maduro akuzon mafian shqiptare: Ndërhyri në zgjedhjet e Venezuelës

20 Maj, 2025 5:36 pm
Musk thirrje mbretit Charles: Shpërnda parlamentin e Britanisë dhe urdhëro mbajtjen e zgjedhjeve të reja
Bota

Musk sulmon Bill Gates: Është një gënjeshtar i madh

20 Maj, 2025 5:31 pm
Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, lë në “arrest në shtëpi” Kreshnik Budllën
Kronikë

Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, lë në “arrest në shtëpi” Kreshnik Budllën

20 Maj, 2025 5:27 pm
Britania e Madhe vendos 100 sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Britania e Madhe vendos 100 sanksione të reja kundër Rusisë

20 Maj, 2025 5:20 pm
Pse është i rëndësishëm raportimi me kujdes për rastet tragjike
Aktualitet

Pse është i rëndësishëm raportimi me kujdes për rastet tragjike

20 Maj, 2025 5:20 pm
Akuzohen për shpërdorim detyre, APM ndalon 3 policë dhe një doganier
Aktualitet

Akuzohen për shpërdorim detyre, APM ndalon 3 policë dhe një doganier

20 Maj, 2025 5:09 pm
Britania pezulloi negociatat, Izraeli: Bisedimet nuk po përparonin
Bota

Britania pezulloi negociatat, Izraeli: Bisedimet nuk po përparonin

20 Maj, 2025 4:54 pm
Britania pezullon bisedimet tregtare me Izraelin pas ofensivës së re në Gazë
Bota

Britania pezullon bisedimet tregtare me Izraelin pas ofensivës së re në Gazë

20 Maj, 2025 4:51 pm
“Filtër fiskal e regjistër elektronik”/ Qeveria, gati ndryshimet në ligjin për PPP
Aktualitet

“Filtër fiskal e regjistër elektronik”/ Qeveria, gati ndryshimet në ligjin për PPP

20 Maj, 2025 4:14 pm
72 deputetë të rinj në Kuvend / Berisha, Shehu dhe Braçe, “Senatorët e përjetshëm”
Aktualitet

72 deputetë të rinj në Kuvend / Berisha, Shehu dhe Braçe, “Senatorët e përjetshëm”

20 Maj, 2025 3:58 pm
Para
Video/ Kthehet dhe e qëllon në kokë, momenti i vrasjes së vëllait të Talo Çelës

Video/ Kthehet dhe e qëllon në kokë, momenti i vrasjes së vëllait të Talo Çelës

Shpejtësi 211 km/h,makina inteligjente dhe radarë në Kavajë,pezullohen 84 patenta

Shpejtësi 211 km/h,makina inteligjente dhe radarë në Kavajë,pezullohen 84 patenta

Theu herësin, Boçi: S’mund të bërtas dot fitore, është rreshtim pranë jush

Presidenti i ri/ Boçi-Alibeajt: Sekser politik i Edi Ramës
















TE FUNDIT

Presidenti Maduro akuzon mafian shqiptare: Ndërhyri në zgjedhjet e Venezuelës

Presidenti Maduro akuzon mafian shqiptare: Ndërhyri në zgjedhjet e Venezuelës
20 Maj, 2025

Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro iu përgjigj të hënën pasdite deklaratave të bëra nga Ministri i Brendshëm Diosdado Cabello i...

Lexo më shumë

Musk sulmon Bill Gates: Është një gënjeshtar i madh

Musk thirrje mbretit Charles: Shpërnda parlamentin e Britanisë dhe urdhëro mbajtjen e zgjedhjeve të reja
20 Maj, 2025

Elon Musk ka bërë deklarata nxitëse dhe sulme personale, duke denoncuar “dhunën masive” kundër kompanive të tij dhe vetes personalisht,...

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, lë në “arrest në shtëpi” Kreshnik Budllën

Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, lë në “arrest në shtëpi” Kreshnik Budllën
20 Maj, 2025

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e marrë nga Apeli për Kreshnik Farruku, alias Budlla. Vendimi i marrë nga trupa...

Lexo më shumë

Britania e Madhe vendos 100 sanksione të reja kundër Rusisë

Britania e Madhe vendos 100 sanksione të reja kundër Rusisë
20 Maj, 2025

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar 100 sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të luftës së saj kundër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com