Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e 48-vjeçarit në Sukth/ Shoqërohen mbi 15 persona, autorët e kanë ndjekur

2022/05/19 at 10:48 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Del foto, viktima e Sukthit mik i Rrumit

Mbi 15 persona janë shoqëruar nga policia për tu marrë në pyetje lidhur me atentatin e mbremshën në Sukth ku mbeti i vrarë Arben Mërkuri (Ismaili), 48-vjeç.

Mësohet se kamerat e sigurisë kanë fiksuar 3 persona si autorë, por që është e vështirë identifikimi i tyre.

Dyshohet se Mërkuri është ndjekur prej disa kohësh nga autorët, të cilët kanë ruajtur të gjitha lëvizjet e tij dhe në momentin që ka qenë i vetëm në biznesin e kanë qëlluar.

Kanë qenë të paktën 3 persona në makinë, ku njëri ka zbritur dhe është futur në dyqan duke e qëlluar dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me mjetin Benz tip GLE ngjyrë gri. Mërkuri mori plagë të rënda dhe ka qenë djali i tij i mitur i cili ka lajmëruar fqinjët që babi i tij është plagosur dhe kanë qenë këta të fundit që e kanë dërguar në spital ku dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Pista kryesore e hetimit është ajo e përfshirjes në konflikte të mëparshme dhe larje hesapesh, pasi Mërkuri është një emër i njohur për policinë e qytetit dhe jo vetëm.

‘Maneci’  një emër i njohur për Policinë e Shtetit, dyshohet i përfshirë edhe në dhunën e ushtruar ndaj biznesmenit amerikano-libanez, Faadi Mitri pranë kryqëzimit të Laknasit, pasditen e 10 shtatorit 2016 për shkak të investimit që po kryente në zonën e Gjirit të Lalzit. Por përveç kësaj ngjarjeje, ai dyshohet edhe si vrasës me pagesë, por që asnjëherë nuk u arrit të dokumentohej.

Arben Mërkuri njihet si mik i Landi Muharremit, Rrumit të Shijakut, por që për shkak të një konflikti nuk shoqëroheshin më. Landi Muharremi ka qenë në makinë me prokurorin Arjan Ndoji ditën që këtij të fundit iu bë atentat, ku mbeti i vrarë shoferi i prokurorit. Pistat kryesore të hetimit është prishja e pazareve të drogës, kjo për shkak se viktima ka vuajtur dënimin në Itali për trafik narkotike, por edhe larja e hesapeve. 48-vjeçari ka qenë gjithashtu një nga personat e dyshuar që ka marrë pjesë në ekzekutimin e 4 viteve më parë të Ervin Dalipajt dhe Juxhin Dautajt.

Mërkuri ka në pronësi një objekt 3 katësh, një dyqan kancelari, një market në Sukth, një dyqan që ende nuk e kishte hapur, ku dhe ndodhi ngjarja si edhe një kompani që merret me mbarështimin e pulave. Madje së fundmi ai është përfshirë në një ngjarje ku ka tentuar që t’i thyejë kamerën një gazetareje investigative, pasi po denonconte se ka groposur pulat me grip shpendësh në mënyrë të paligjshme. Nga sa mësohet, në Itali është i dyshuar se ka vrarë një prostitutë.

Ju sugjerojmë

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve
Bota

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve

14 Dhjetor, 2025 3:14 pm
Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin
Sport

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin

14 Dhjetor, 2025 3:13 pm
Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë
Bota

Zelensky: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO

14 Dhjetor, 2025 3:11 pm
Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur
Bota

Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur

14 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Noka “thumbon” Salianjin: E nisi si “shpëtimtar” i PD, por kërkon një karrige
Politikë

Noka “thumbon” Salianjin: E nisi si “shpëtimtar” i PD, por kërkon një karrige

14 Dhjetor, 2025 2:56 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Zbulohet data, kur do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

14 Dhjetor, 2025 2:52 pm
Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria
Kryesore

Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria

14 Dhjetor, 2025 1:08 pm
“Ca trimosha të BKH erdhën te Kryeministria”- Rama: Nuk donin të linin patllaken…
Kryesore

“Ca trimosha të BKH erdhën te Kryeministria”- Rama: Nuk donin të linin patllaken…

14 Dhjetor, 2025 12:46 pm
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA
Bota

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

14 Dhjetor, 2025 11:20 am
Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore
Kronikë

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore

14 Dhjetor, 2025 10:42 am
Para
Gjykata italiane e dënon përfundimisht me 15 vite burg, por Moisi Habilaj zhduket

Gjykata italiane e dënon përfundimisht me 15 vite burg, por Moisi Habilaj zhduket

VIDEO/ Pamje nga aksioni i urdhëruar nga SPAK, makina policie në Elbasan

VIDEO/ Pamje nga aksioni i urdhëruar nga SPAK, makina policie në Elbasan

Presidenti/ Bylykbashi për marrëveshjen Alibeaj-Balla: Me këtë akt Rama kërkon…

Presidenti/ Bylykbashi për marrëveshjen Alibeaj-Balla: Me këtë akt Rama kërkon...

TE FUNDIT

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve
14 Dhjetor, 2025

Shërbimi Danez i Inteligjencës së Mbrojtjes (DDIS) ka përfshirë për herë të parë SHBA-të në listën e kërcënimeve ndaj Danimarkës,...

Lexo më shumë

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin
14 Dhjetor, 2025

Të apasionuar të shumtë pas futbollit dhe Lionel Messi-t mbushën stadiumin 80 mijë vendësh të ‘Salt Lake’. E gjitha me qëllim...

Lexo më shumë

Zelensky: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO

Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë
14 Dhjetor, 2025

Ukraina ka hequr dorë nga ambicia e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s në këmbim të garancive...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur
14 Dhjetor, 2025

12 persona janë vrarë pasi dy persona të armatosur hapën zjarr ndaj një turme në Bondi Beach rreth orës 18:47...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com