Mbrëmjen e sotme u ekzekutua me armë zjarri Arben Mërkuri (Ismaili) 48-vjeç, person me precedent në fushën e narkotikëve dhe të krimeve kundër personit. Ai është qëlluam me dy plumba nga persona të pa identifikuar teksa ishte në dyqanin e tij në qendër të Sukthit.
Deri më tani ende nuk janë zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë. Arben Mërkuri, është një emër i njohur për Policinë e Shtetit, kjo pasi ai ka qenë i përfshirë edhe në dhunën e ushtruar ndaj biznesmenit amerikano-libanez, Faadi Mitri pranë kryqëzimit të Laknasit, pasditen e 10 shtatorit 2016 për shkak të investimit që po kryente në zonën e Gjirit të Lalzit. Arben Mërkuri kishte pseudonimin Maneci dhe dyshohet edhe si vrasës me pagesë.
Lidhur me dhunimin e biznesmenit policia arrestoi në atë kohë 3 autorët e dyshuar të kësaj ngjarje shtetasit, Landi Muharremi, Arben Mërkuri, Skënder Krahja.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.