Në tryezën e negociatave që po zhvillohen sot mes opozitës dhe mazhorancës për zgjedhjen e Presidentit të ri, kryetari Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se është absurde që opozita të hyjë në parlament pa pasur një kandidaturë.
Mediu tha se opozita ose duhet të dali me një kandidaturë të përbashkët, ose duhet të marrim qëndrim për të mos u bërë pjesë e këtij procesi.
‘Unë mendoj se është absurde nëse hyjmë në parlament pa pasur kandidaturë. Hyrja në proces pa kandidaturë në raundin tjetër i jep shans justifikimit të një farse që është bërë pjesë edhe opozita. Ne si opozitë ose duhet të dalim me një kandidaturë të përbashkët, ose duhet të marrim qëndrim për të mos u bërë pjesë e këtij procesi. Nuk kemi kohë më, para se të ulemi me ju duhet të ulemi mes vetes sonë. E drejta është e çdo deputeti të opozitës për të propozuar. Nuk kam pse të jem pjesë e diskutimit me asnjë palë për sa kohë që nuk kemi një rezultat konkret dhe i jep frymë një procesi anormal.’- tha Mediu.