Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Vegël e qeverisë”, Berisha: Shembulli i marrëdhënieve Rama, Basha dhe Alibeaj

2022/05/17 at 7:37 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Vegël e qeverisë”, Berisha: Shembulli i marrëdhënieve Rama, Basha dhe Alibeaj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral në Durrës për zgjedhjet për kreun e PD.

Berisha gjatë fjalës së tij ka vijuar akuzat ndaj ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeajt, duke thënë se janë vegël qeverisë “Rama”.

Berisha tha se pas disfatës së zgjedhjeve të 2021, PD kishte nevojë për ringritje. Ai tha se nuk do të lejonte që të përdorej si lodër e pushtetit.

“Ju falënderoj për mbështetjen e çmuar që i keni dhënë PD që nga themelimi e deri sot. Në mënyrë të veçantë për rolin tuaj në themelimin e kësaj force politike. Pas një udhëtimi të vështirë, pas një udhëtimi plot pengesa, por pas një udhëtimi unik në historinë e Evropës. Në një moment të caktuar ndërmorëm udhëtimin tonë për t’u rikthyer te vlerat tona, parimet tona. Për të ngritur në këmbë forcën tonë politike e cila kalonte nga disfata në disfatë. Në fillim të kësaj lëvizje, askush nuk parashikonte se sot ne do të ishim një forcë aktive me 40 mijë e më shumë anëtarë. Një ushtri e vërtetë idealistësh, misionarësh. Burra e gra, djem e vajza, të një autoriteti të gjatë moral, të cilët u përballën me çdolloj vështirësie. Unë jam dëshmitar i trysnive të pa ndershme të ushtruara për ju, nga institucionet e një shteti që nuk njeh parim dhe ligj. Jam dëshmitar dhe i presioneve që bëri mafia e Sorosit drejt lirisë, demokracisë, në forcën tonë politike. Këto s’na penguan ne. Nëse rikthehemi disa muaj më parë, kisha deklaruar se kjo lëvizje është e pa ndalshme. U shpreha që revolucioni nuk ndalet më dhe koha e provoi. Sot ja ku jemi, opozitë e vërtetë e Shqipërisë. Nëse nuk do të ngriheshim do të ishim një lolo. Vegël e një qeverie. Shembullin po e shihni në marrëdhëniet Rama-Alibasha. Nëse arritëm sot në këtë stad, mbi 40 mijë anëtarë dhe anëtare të PD, të vendosur për rikthyer në partinë tonë vlerat më të mira. Si e arritëm këtë? Ne po rrokulliseshim pas disfatës së pësuar pas 25 prillit. Ne moralisht po lëngonim në atmosferën e asaj disfate. Ne e arritëm se secili prej jush morën një vendim: Ndal, nuk ecët më kështu. Nuk pranohet kjo gjendje. Kjo ndodhi. Sot ja ku jemi, të vërtetë. Të fuqishëm, qartë. Çdo ditë është bërë për PS, udhëheqësin e saj, prokuroria speciale është bërë më e dashur se komiteti qendror. Ne arritëm, por në këtë stacion ku jemi, një mision i madh na pret, i një rëndësie jetike. Për interesat e këtyre qytetarëve, për qenien tonë dhe identitetin tonë kombëtar, për të ardhmen tonë, të këtyre të rinjve dhe fëmijëve tanë. Ku qëndron ky mision i yni? Qëndron në atë që ne t’i themi ndal kësaj rrokullisje. Ndodh një shkretim i kombit, një vjedhje e pa imagjinueshme e pasurive kombëtare. Ndodh edhe një poshtërim i tij”, tha Berisha./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Astir/Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj,pranga 39-vjeçarit
Aktualitet

Astir/Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj,pranga 39-vjeçarit

21 Qershor, 2025 2:50 pm
Sarandë/ Vidhte para në automjetet e turistëve, vihet në pranga 29-vjeçari
Aktualitet

Sarandë/ Vidhte para në automjetet e turistëve, vihet në pranga 29-vjeçari

21 Qershor, 2025 2:33 pm
Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë
Politikë

Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë

21 Qershor, 2025 2:09 pm
Rikthehet mbrëmjen e sotme interneti në Iran
Bota

Rikthehet mbrëmjen e sotme interneti në Iran

21 Qershor, 2025 1:55 pm
Turqia: Shpëtuam izraelitët nga një sulm iranian
Bota

Turqia thotë se Izraeli po e çon Lindjen e Mesme drejt një “katastrofe të plotë”

21 Qershor, 2025 1:34 pm
Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran
Bota

Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran

21 Qershor, 2025 1:19 pm
Kanosën me armë zjarri një shtetas/Policia arreston dy vëllezërit, i treti në kërkim
Aktualitet

Kanosën me armë zjarri një shtetas/Policia arreston dy vëllezërit, i treti në kërkim

21 Qershor, 2025 1:08 pm
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Elbasan/ Vodhi me dhunë celularin e një shtetasi, policia arreston një 32-vjeçar

21 Qershor, 2025 12:51 pm
Amfiteatri dhe Torra Veneciane, më të vizituarat në Durrës
Aktualitet

Amfiteatri dhe Torra Veneciane, më të vizituarat në Durrës

21 Qershor, 2025 12:43 pm
Vijon rinumërimi në Tiranë, partitë kryesore humbin vota
Kryesore

Vijon rinumërimi në Tiranë, partitë kryesore humbin vota

21 Qershor, 2025 12:28 pm
Para
Berisha: Kthimi im është si i Stive Jops, Rama është i pashpresë

Berisha: Kthimi im është si i Stive Jops, Rama është i pashpresë

Përse i druhet Turqia anëtarësimit në NATO të vendeve nordike?

Përse i druhet Turqia anëtarësimit në NATO të vendeve nordike?

Musk: Dyshimet për llogari të rreme mund të fundosin marrëveshjen me Twitter

Musk: Dyshimet për llogari të rreme mund të fundosin marrëveshjen me Twitter

TE FUNDIT

Astir/Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj,pranga 39-vjeçarit

Astir/Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj,pranga 39-vjeçarit
21 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim kushëririn e tij, pas një...

Lexo më shumë

Sarandë/ Vidhte para në automjetet e turistëve, vihet në pranga 29-vjeçari

Sarandë/ Vidhte para në automjetet e turistëve, vihet në pranga 29-vjeçari
21 Qershor, 2025

Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës, pas një serie vjedhjesh të çantave dhe sendeve me vlerë nga automjetet...

Lexo më shumë

Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë

Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë
21 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ndodhet në Bruksel, në kuadër të Samitit Parlamentar të NATO-s. Ditën e djeshme, Spiropali ka...

Lexo më shumë

Rikthehet mbrëmjen e sotme interneti në Iran

Rikthehet mbrëmjen e sotme interneti në Iran
21 Qershor, 2025

Mediat shtetërore iraniane raportojnë se lidhja e internetit në Iran do të rikthehet mbrëmjen e kësaj të shtune në orën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com