Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia: Do të përgjigjemi nëse NATO forcon ushtarakisht Suedinë dhe Finlandën

2022/05/16 at 6:41 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia: Do të përgjigjemi nëse NATO forcon ushtarakisht Suedinë dhe Finlandën

Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi Perëndimin të hënën se Rusia do të përgjigjet nëse NATO fillon të forcojë infrastrukturën ushtarake të Suedisë dhe Finlandës, të cilat kanë vendosur t’i bashkohen aleancës ushtarake pas agresionit rus në Ukrainës.

Presidenti Putin ka përmendur vazhdimisht zgjerimin e aleancës së NATO-s drejt lindjes si arsye për konfliktin e Ukrainës.

Duke folur me krerët e një aleance ushtarake të ish-shteteve sovjetike, presidenti rus tha se zgjerimi i NATO-s po përdorej nga Shtetet e Bashkuara në një mënyrë “agresive” për të përkeqësuar situatën e sigurisë globale.

Rusia nuk ka asnjë problem me Finlandën apo Suedinë dhe anëtarësimi i tyre në NATO nuk përbënte asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë, tha ai.

“Por zgjerimi i infrastrukturës ushtarake në këtë territor sigurisht që do të provokonte përgjigjen tonë,” u tha zoti Putin udhëheqësve të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, ku bëjnë pjesë Bjellorusia, Armenia, Kazakistani, Kirgistani dhe Taxhikistani.

“Se cila do të jetë përgjigja – do të varet nga kërcënimi që mund të përbëjë për ne,” tha presidenti rus në Kremlin. “Problemet po krijohen pa asnjë arsye. Ne do të reagojmë në përputhje me rrethanat.”

Rusia ka dhënë pak të dhëna specifike se çfarë do të bëjë si përgjigje ndaj zgjerimit të NATO-s me vendet nordike.

Një nga aleatët më të ngushtë të Putinit, ish-presidenti Dmitry Medvedev, tha muajin e kaluar se Rusia mund të vendosë armë bërthamore dhe raketa hipersonike në enklavën ruse të Kaliningradit nëse Finlanda dhe Suedia bashkohen me NATO-n.

Para se të fliste presidenti rus, zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov tha se Perëndimi nuk duhet të ketë iluzione se Moska thjesht do ta pranonte zgjerimin nordik të NATO-s./ VOA

Ju sugjerojmë

Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, Tavo: I kam nënkryetarët e rinj
Aktualitet

Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, Tavo: I kam nënkryetarët e rinj

11 Korrik, 2025 5:44 pm
Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff
Sport

Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff

11 Korrik, 2025 5:23 pm
41 vite luftë dhe mbi 40.000 të vdekur, momenti historik kur Kurdët dorëzojnë armët
Bota

41 vite luftë dhe mbi 40.000 të vdekur, momenti historik kur Kurdët dorëzojnë armët

11 Korrik, 2025 5:05 pm
Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FSHN drejt Thethit
Aktualitet

Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FSHN drejt Thethit

11 Korrik, 2025 4:57 pm
Izraeli ngre alarmin: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit
Bota

Izraeli ngre alarmin: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit

11 Korrik, 2025 4:48 pm
Dimal/ Zjarr në fshatin Malas-Bregas, shkrumbohen qindra pemë ulliri
Aktualitet

Dimal/ Zjarr në fshatin Malas-Bregas, shkrumbohen qindra pemë ulliri

11 Korrik, 2025 4:39 pm
Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia
Aktualitet

Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia

11 Korrik, 2025 4:37 pm
Revoltë në Theth ndaj prishjes së ndërtimeve, qytetarët gjuajnë me molotov kundër…
Aktualitet

Revoltë në Theth ndaj prishjes së ndërtimeve, qytetarët gjuajnë me molotov kundër…

11 Korrik, 2025 4:31 pm
“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…
Aktualitet

“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…

11 Korrik, 2025 4:24 pm
Plot plehra dhe minj, ndotja e lumit Lana në nivele alarmante
Aktualitet

Plot plehra dhe minj, ndotja e lumit Lana në nivele alarmante

11 Korrik, 2025 4:08 pm
Para
Zgjedhjet për kryetarët e rinj të PS, Rama: Mos kini ndroj të përfshiheni

Zgjedhjet për kryetarët e rinj të PS, Rama: Mos kini ndroj të përfshiheni

Atentati në Durrës, Kërtusha: Autori kishte dy pistoleta, njëra iu bllokua

Atentati në Durrës, Kërtusha: Autori kishte dy pistoleta, njëra iu bllokua

Rama: Kemi një opozitë që nuk të sfidon, por zgjedhjet vendore duhet t’i fitojmë

Rama: Kemi një opozitë që nuk të sfidon, por zgjedhjet vendore duhet t’i fitojmë

TE FUNDIT

Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, Tavo: I kam nënkryetarët e rinj

Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, Tavo: I kam nënkryetarët e rinj
11 Korrik, 2025

Dy kryebashkiakë janë ndalur për të folur për mediat pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Durrës, ku shefi i...

Lexo më shumë

Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff

Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff
11 Korrik, 2025

Klubi legjendar i futbollit amerikan që dikur solli në SHBA yje si Pelé, Franz Beckenbauer dhe Johan Cruyff është rikthyer,...

Lexo më shumë

41 vite luftë dhe mbi 40.000 të vdekur, momenti historik kur Kurdët dorëzojnë armët

41 vite luftë dhe mbi 40.000 të vdekur, momenti historik kur Kurdët dorëzojnë armët
11 Korrik, 2025

Vendndodhja dhe ora e saktë e ceremonisë së PKK-së u mbajtën sekret për një kohë të gjatë. Pranë qytetit verior...

Lexo më shumë

Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FSHN drejt Thethit

Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FSHN drejt Thethit
11 Korrik, 2025

Banorë të fshatit turistik kanë hedhur molotov afër grupit të IKMT dhe policisë, duke bërë që forcat speciale të shtojnë vigjilencën duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com