Autobusi i cili u përplas me një makinë dhe përfundoi në Lanë është zhvendosur përkohësisht, pasi kryebashkiaku Erion Veliaj do e kthejë në instilacion.
Përmes një postimi në rrjtet sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan se autobusi u zhvendos me kërkesë të prokurorisë për të kryer hetimet.
“Me kërkesë të prokurorisë që po heton aksidentin unik, kërkohet spostimi i mjetit për të bërë ekspertizën autoteknike në garazh/terren. Mjeti u spostua mbrëmë! Do të rikthehet në përfundim të hetimeve po aty, si instilacion për kujdesin në qarkullim. Fundjave të mbarë!”, shkruan Veliaj.
Në autobusin që ra në Lanë fatmirësisht nuk pati viktima, por vetëm të plagosur të cilët morën ndihmë të menjëhershme mjekësore. Por, pavarësisht apelit të Veliajt që drejtuesi e autobusëve urban të jenë të kujdesshëm, aksidenti në Lanë u pasua me një seri aksidentesh të autobusëve në Tiranë.