Gazetari Artan Hoxha është shprehur se ditën e martë në orën 10:00 do të jap dëshminë e tij për dosjen “Toyota Yaris” në Bruksel në Prokurorinë Federale belge.
Në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se autoritetet belge nuk kanë pranuar që ai dëshminë ta bënte në Tiranë, pasi dyshonin se deklarata e tij mund të dekonspirohej.
“Unë javën tjetër ditën e martë në orën 10 do të jem në Bruksel pranë Prokurorisë Federale belge për të dëshmuar në lidhje me çështjen “Toyota Yarsi”. Ka një element tjetër që mua më shqetësoi në fakt. Autoritetet belge zgjodhën që te mos e merrnin dëshminë në Tiranë sepse sipas atyre deklarimet e tyre që mund të bëja në Tiranë mund të dekonspiroheshin dhe për këtë arsye kërkuan që këtë deklarim ta bëja në prokurorinë belge”,-tha Hoxha./Opinion.al