Përveç kritikave Rama ka vlerësuar disa aspekte të punës së SPAK. Kryeministri theksoi se ka shumë respekt për punën e SPAK, për goditjet që ka bërë në oborrin e PS dhe për goditjen e Krimit të Organizuar. Më tej Rama theksoi se është merita e drejtuesit të Prokurorisë së Poaçme, Arben Krajës që sot dyert e Shqipërisë janë të hapura në Holandë.
“Kam shumë respekt për Arben Krajën, për drejtuesin e SPAK dhe kam respekt për punën e SPAK deri tani. Respekt për goditjet që ka bërë në oborrin e Partisë Socialiste dhe goditjet ndaj krimit të organizuar, respekt. Pjesa që merret me krimin e organizuar është fantastike. Nuk e kanë promovuar sa duhet por kanë bërë punë fantastike. Sot është merita e Krajës dhe e SPAK që dyert për Shqipërinë janë të hapura në Holandë. Kush i pranonte më parë prokurorët në Holandë më parë, i kishte neveri”, ka thënë Kryeministri.