Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka deklaruar se për pak ditë bëhet 5 vjet nga procesi i vettingut duke theksuar se është bërë një punë voluminoze. Më tej ai ka ngritur një pyetje ku janë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuarit që kanë dalë para drejtësisë? Rama vijoi deklaratën duke thënë se kjo nuk është ndërhyrje.
“Ndërkohë që vettingu, për pak ditë bëhet 5 vjet dhe kanë bërë një punë voluminoze, ku janë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuarit që kanë dalë para drejtësisë. Do më thoni që nuk ka pasur kohë?! Do më thoni që janë çështje të hetuara me shumë detaje dhe nuk ka pasur kohë për të marrë të pandehur gjykatës dhe prokurorë të cilët një institucion i pavarur sic është Komisioni i Vettingut ka nxjerrë qartësisht fakte korruptive?! Po si ka mundësi?! Kjo është e pamundur, e pajustifikueshme dhe të pa tolerueshme. Kjo nuk është ndërhyrje”-tha Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se nuk do ti ndahen prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar, të cilët janë shkarkuar nga organet e vettingut.
“Ndërhyrje është të flasësh me emra, kap këtë e ço atë, siç flitet për ditë. Nuk është ky problemi i karrierës time politike, por është problem që lidhet me investimin më të madh politik dhe moral që është bërë në këtë vend, që është reforma në drejtësi dhe drejtësia. Të gjitha të tjerat, kush më mirë e kush më pak i kanë bërë të gjithë. Te drejtësia e kemi vënë ne dhe vetëm ne gurin e themelit, dhe nuk do lejojmë që këtë gur ta mbulojë rëra e të kaluarës. Kjo nuk mund të ndodhë. Nuk do ti ndahemi pa parë veprim që është të vemë para drejtësisë gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar që janë shpallur si të tillë jo nga ne, por nga komisioni i pavarur. Pra kemi dy adresa që nuk i kemi shpallur ne, por janë shpallur të pavarura nga ne. Qoftë DASH, qoftë komisionet e vettingut janë jashtë nesh. Mund të thonë ca të duan njerëzit, por ky është fakti dhe e vërteta sesa e gjithë e vërteta’-tha Rama./Opinion.al