Ibsen Elezi, kandidati vetëm që do të përballet me ish-kryeministrin Sali Berisha për drejtimin e PD, Demokratike ka kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve për 14 ditë.
Elezi kërkoi edhe largimin nga procesi zgjedhor brenda partisë Eno Bozdon dhe Albana Vokshin, të cilët i akuzon për vjedhje votash.
“Largimin nga komisioni elektoral Albana Vokshi dhe Eno Bozdon si persona të manipuluar në zgjedhjet e fundit. Kjo jo vetëm si garanci për procesin. Shtyrjen e datës së zgjedhjeve me afat 14 ditor. Zhvillimin e takimeve elektorale të përbashkëta”, tha Elezi gjatë prezantimit të platformës së tij.
Ibsen Elezi tha se platforma e tij mbështet në dy shtylla kryesore si: debati i gjerë dhe eliminimi i servilizmit në parti. Sipas tij pretimet e “Foltores” u shkelën dhe kandidimin e tij e sheh si detyrim, ndonëse garën e cilëson si të pabarabartë.
“Konstatoj me keqardhje se premtimet e ‘Foltores’ për vendosje e debatit si element thelbësor u shkelën duke kryer një akt tradhtie ndaj Kuvendit të 11 dhjetorit. Kandidimin tim e shoh si detyrim për tu përballur me këto fenomene. Si zgjidhje të kësaj situate unë do të mundohem të paraqes një platformë të thjeshtë. Platforma ime do të mbështet në zgjerimin e kësaj force politike dhe kthimin e saj te parimet dhe vlerat konservatore. Hapja e një procesi të gjerë debati. Vendosja e standardeve për karrierë duke eliminuar servilizmin në PD. Hapja ndaj figura akademike të djathta. Kthimi te vlerat konservatore mbështet në vlerat e kombit rone, familja dhe prona. Krijimi i një force politike si një model i vërtetët do të ishte hapi i parë. Dhe modeli i një qeverisje të re. Modeli konservator si e vetmja rrugë që nga një shoqëri të hallakatur të kthehemi në një shoqëri të mbledhur. Ndryshe nga modeli i Rithemelimit që po ofron modelin Basha, unë ju ofroj një rrugë të re me figura politike. Kjo nuk është garë e barabartë, por unë jam këtu me besimin që do të kem mbështetjen e secilit prej jush dhe bashkë do t’ja dalim”, u shpreh Elezi.