Pasditen e sotme është regjistruar një ngjarje e rëndë në Tiranë.
Mësohet se një 50-vjeçar ka rënë nga kati i 6-të i një pallati në zonën e Astirit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Personi që ka humbur jetën është identifikuar si Krenar Aliu, i cili ka rënë nga kati i 6-të i pallatit ku ka qenë duke punuar.
Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al