Në orët e fundit dy aksidente janë regjistruar në Tiranë.
Policia bën me dije se një makinë ka përplasur një fëmijë 11-vjeç, i cili është transportuar në spitak ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë një tjetër automjet, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit bashkë me pasagjerët që udhëtonin me të.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: D. Sh., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 11-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
– E. A., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, -njofton policia.