Dita e Fitores në Evropë festohet çdo vit më 8 maj, që shënon përvjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore, e njohur si periudha më e errët që kontinenti ka parë.
Kjo ditë shënon përvjetorin e dorëzimit të ushtrisë gjermane. Adolf Hitler vrau veten më 30 prill 1945, dhe një javë me vonë më 7 maj, Karl Donitz firmosi dorëzimin pa kushte që hyri në fuqi një ditë më pas.
Për shkak se lideri i Bashkimit Sovjektik, Josef Stalin nuk ishte prezent dhe kërkonte që të merrte pjesë në ceremoni, një tjetër marrëveshje përdorëzimin ka pushte u firmos më 8 maj.
Kjo është arsyeja pse Rusia feston një ditë më pas, më 9 maj.
77 vite më parë, nëse kthehemi pas në kohë do shikojmë njerëz të cilët festuan fundin e kapitullit më të errët të Europës.
Në atë periudhë Parisi ishte i mbushur plot me njerëz që festonin, pasi kjo i jepte fund drejtimit nga qeveria fashiste Vichi, aleate me nazistët.
Katedralja e Shën Palit në Londër, pas bombardimeve të Blitz krijoi një shenjë në formën e shkronjës “V”, duke sinjalizuar fundin e luftës.
Festimet vazhduan nëpër Europë, ku njerëzit u grumbulluan nëpër të gjithë qendrat e qyteteve, duke veçuar Kopenhagën ku kishte një fluks të madh njerëzish.