Një 43-vjeçar me iniciale I.D. është arrestuar nga policia pasi ka plagosur me thikë dy vëllezër në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur më datë 24.04.2022, në lagjen nr.4 Sarandë, ku 43-vjeçari ka plagosur me armë të ftohtë thikë, shtetasit K. G., 17 vjeç dhe K. G., 19 vjeç.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”
Njoftimi i policisë
Gjykata e Sarandës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 24.04.2022, në lagjen nr.4 Sarandë, në rrugën “Mitat Hoxha”, ku shtetasi I. D. ka plagosur me armë të ftohtë (thikë), shtetasit K. G., 17 vjeç dhe K. G., 19 vje
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, pas një pune të pandërprerë dhe të mirorganizuar, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Four”, në lagjen nr.4 Sarandë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit I. D., 43 vjeç, banues në lagjen nr.4, Sarandë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 24.04.2022, në lagjen nr.4 Sarandë, në rrugën “Mitat Hoxha”, ku shtetasi I. D. ka plagosur me armë të ftohtë (thikë), shtetasit K. G., 17 vjeç dhe K. G., 19 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme