Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha:Rama sulmon SPAK për hetimin ndaj famozit Dvorani, hajduti mbron hajdutin

2022/05/07 at 3:25 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha:Rama sulmon SPAK për hetimin ndaj famozit Dvorani, hajduti mbron hajdutin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas sulmit që kryeministri Edi Rama i bëri SPAK në Asamblenë e PS.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se Rama sulmoi SPAK-un e “partisë së tij” pas një hetimi që ka nisur ndaj Dvoranit.

Sipas Berishës, deklaratat e kryeministrit janë të denja për bodrumet e mafies. Ndërsa Rama akuzoi SPAK se kishte marrë për bazë akuzat e presidentit Meta dhe kishte nisur një hetim ndaj personit të cilësuar nga DASH si “kampion i anti-korrupsionit”.

“Hajduti mbron hajdutin, apo binomi Rama – Dvorani!

Te dashur miq, ne nje ligjerate te denje per bodrumet e mafies, Edi Rama sulmon Spakun e partise per hetimin qe ky organ guxon ti bej famozit Dvorani, i cili gjate vetingut doli se kishte fshehur 82 mije euro dhe jo vetem kaq, por dhe 40 m2 te apartamentit te tij dhe ishte ‘shperblyer’ me 17 mije euro nga Albtelekom per te cilin me pas kishte dhene 9 vendime ne favor te kesaj ndermarrje dhe kunder institucioneve shteterore te vendit.

Pasi degjoi avokatine e Rames ndaj Dvoranit, qytetari dixhital me shkruan se kesaj i thone: hajduti mbron hajdutin dhe se Dvorani, perveç apartamentit te kohes se diktatures, ka edhe nje apartament tjeter tek Treni te cilin nuk dihet e ka te deklaruar apo jo!!

“Z. Berisha  me informon nje ish koleg i Dvoranit se  ky i varfer ka paguar ne afrike cash te holla per te lidhur kafshet e egra. Imagjeno se sa i varfer esht. Te shikohet  pasaporta dhe udhtimet e tij jasht vendit.”

Ketu me poshte keni nje analize te vetingut korruptiv te Adrian Dvoranit. sb

Procesi I vetingut të Ardian Dvoranit eshte rasti klasik i perdorimit te dy standarteve nga Komisioni I Pavarur I Kualifikimit (KPK) ne vlerësimin e ligjshmërisë së burimeve të pasurisë. Gjate ketij procesi doli se Dvorani nuk kish deklaruar 82 mijë euro te vetat dhe familjes së tij. Ai e justifikoi kete me harresen e ekzistences se tyre dhe çuditërisht kjo “harresë” u pranua dhe nga komisioneret e KPK, ndërsa për shembull, pak më vonë antarit te Gjykates Kushtetuese te emeruar nga Presidenti i Republikes Besnik Muçi nuk ju pranua “ harresa” per 16 mij euro dhe ai u largua nga detyra.

Perveç kesaj ne  kontrast me qëndimin mbi “harresën” e Dvoranit, KPK konsideroi se gjyqtari I Gjykatës Kushtetuese F.Hkish kryer fshehje të pasurisë duke mos përmendur deklaratën vjetore të vitit 2003  një depozitë të bashkëshortes në vlerën prej 330.000 lekësh (afërsisht 2500 euro), të cilën ai e kish deklaruar më vonë në vitin 2004 dhe vendosi shkarkimin e tij. Po kështu, KPK vendosi shkarkimin e gjyqtarit B.T duke përmendur ndër të tjera se, ai kish kryer fshehje të pasurisë kur nuk kish përmendur në deklaratën e tij të pasurisë llogarinë bankare të të bijës, të krijuar tërësisht nga rroga e saj në një institucion shtetëror, e gjitha në vlerën rreth 1000 euro (148.226 Lekë).

Po kështu, apartamenti I përfituar nga Dvorani në vitin 2001, si punonjës I kompanisë shtetërore Albtelekom sha paraqiti probleme të theksuara të transparencës dhe konfliktit të interesit. Apartamenti, I cili sipas kontratës fillestare ishte 93m2, në hipotekë ishte rregjistruar në emër të një personi tjetër. Pagesa e apartamentit ish bërë fillimisht prej Dvoranit (me këste që prej vitit 2004), por pas privatizimit të kompanisë në 2013, partnerët private të Albtelekom vendosën t’I falnin Dvoranit, I cili në atë kohë ishte gjyqtar në Gjykatën e Lartë, vlerën e mbetur prej 17 mijë eurosh, nga 34 mijë që ishte vlera totale,si dhe gjithashtu ti ofrojne nje siperfaqe shtese, bërë keshtu apartamentin ne total 120 m2. Si justifikim i vetem per kete para KPK ishte se Albtelekomi e kishte kete me vullnetin e tij dhe jo me kerkkese te A. Dvoranit.

Nderkohe Dvorani kishte gjykuar ne Gjykaten e Larte ne konflikt te plote interesi si kryetar apo anetar paneli 9 çeshtje  ku pale ishte Albtelekomi kunder institucioneve shteterore, taksave , entit regulator te telekomunikacionit etj dhe ne te gjitha ai kishte votuar ne favor te Albtelekomit . Per kontrast jane te shumte gjyqtaret qe jane larguar vetem sepse kredite e tyre, te marra ne banka private, jane konsideruar si te dhena ne kushte me te favorshme se ato te tregut, apo kur ata kanë gjykuar çështje në të cilat pale kanë qenë bankat ku ata kanë marrë kredi”,-shkruan Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës
Sport

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës

13 Maj, 2025 5:40 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Kryesore

Zgjedhjet në Shqipëri, reagon BE: Palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 Maj, 2025 5:27 pm
Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj
Kryesore

Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj

13 Maj, 2025 5:13 pm
Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme
Bota

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

13 Maj, 2025 5:00 pm
KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara
Kryesore

KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara

13 Maj, 2025 4:50 pm
KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme
Aktualitet

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme

13 Maj, 2025 4:40 pm
Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030
Aktualitet

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030

13 Maj, 2025 4:15 pm
Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë
Rajoni

Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë

13 Maj, 2025 4:05 pm
Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër
Aktualitet

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër

13 Maj, 2025 3:52 pm
Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
Aktualitet

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

13 Maj, 2025 3:33 pm
Para
Sulmoi SPAK/Këlliçi: Rama në panik, ka hetime ndërkombëtare rreth personit të tij

Sulmoi SPAK/Këlliçi: Rama në panik, ka hetime ndërkombëtare rreth personit të tij

Video/Vdekja e 2 turistëve polakë, momenti kur motori përplaset nga makina

Video/Vdekja e 2 turistëve polakë, momenti kur motori përplaset nga makina

Inceneratorët/ Tabaku shkon në SPAK, takon Arben Krajën

Deklaratat e Ramës për SPAK, Tabaku: Peshkaqeni kryesor i inceneratorëve

TE FUNDIT

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës
13 Maj, 2025

Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur poshtë pretendimet se nuk do të shiten bileta për shqiptarët e Kosovës, për të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Shqipëri, reagon BE: Palët nuk garonin në kushte të barabarta

Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
13 Maj, 2025

Bashkimi Europian ka reaguar ditën e sotme lidhur me zgjedhjet parlamentare të zhvilluara më 11 Maji në Shqipëri. Përmes një...

Lexo më shumë

Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj

Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj
13 Maj, 2025

Me datë 16 Maj, drejtuesit e shteteve evropiane do të mblidhen në Tiranë në kuadër të Samitit Politik Evropian, së...

Lexo më shumë

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme
13 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mbërriti në kryeqytetin saudit, Riad, më 13 maj, duke shënuar fillimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com