Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihmuan Ukrainën, kur forcat e saj shënjestruan me sukses luftanijen ruse Moskva.
Sipas CNN forcat ukrainase, pasi kishin pikasur një luftanije ruse në Detin e Zi, kontaktuan me amerikanët për të konfirmuar se ishte apo jo Moskva.
Shtetet e Bashkuara u përgjigjën se ishte, dhe dhanë informacione për vendndodhjen e saj.
Nuk është e qartë nëse SHBA e dinte se Ukraina do të lëvizte për të goditur anijen, megjithatë, SHBA nuk ishte e përfshirë në atë vendim, thanë burimet e CNN.
Anija u mbyt pasi u godit nga dy raketa ukrainase më 14 prill, duke i dhënë një goditje të madhe ushtrisë ruse.
Shtetet e Bashkuara për muaj të tërë u kanë ofruar forcave ukrainase informacione për lëvizjet e trupave ruse brenda Ukrainës, duke përfshirë komunikimet e përgjuara rreth planifikimit ushtarak rus./Opinion.al