Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Pozicioni i Serbisë nuk ka qenë kurrë më i rëndë

2022/05/05 at 4:33 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç: Pozicioni i Serbisë nuk ka qenë kurrë më i rëndë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pozicioni politik i Serbisë nuk ka qenë “kurrë më i rëndë” dhe se është “komplikuar edhe më shumë” nga deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin. Ai nuk e specifikoi se cilave deklarata të Putinit iu referohet.

Pas një takimi me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, të enjten në Berlin, Vuçiç tha se situata në të cilën ndodhet Serbia, marrë parasysh krizën në Ukrainë, është “pothuajse e pamundur”.

“Në ditën e tretë të sulmit në Ukrainë, ne e kemi bërë të ditur pozicionin tonë strategjik. Serbia është në të njëjtin pozicion edhe në ditën e 71-të”, u tha Vuçiç gazetarëve.

Serbia është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka ndërmarrë sanksione kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Nga blloku evropian i kanë bërë disa herë thirrje që të harmonizojë politikën e saj të sanksioneve me atë të BE-së. Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë pritur të mërkurën në takime të ndara nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Ky i fundit ka thënë se njohja e Kosovës nga Serbia duhet të jetë pjesë e dialogut që zhvillojnë dy vendet për normalizimin e marrëdhënieve.

Scholz, po ashtu, ka thënë se përparimi në dialog është kyç për avancimin e Kosovës dhe Serbisë drejt integrimit evropian.

Vuçiç përsëriti të enjten se Serbia është në rrugën evropiane, se nuk do të “kthehet diku tjetër” dhe se do të mbetet ushtarakisht neutrale.

Vuçiç tha se bisedimet që ka pasur me zyrtarët gjermanë, nuk kanë qenë të lehta.

“Gjermania është shteti më i fuqishëm evropian në çdo kuptim. Ne nuk mund të zgjedhim dhe ta ndryshojmë qëndrimin e saj për çështjen e Kosovës, sepse kjo nuk do të ndodhë”, tha Vuçiç.

Ai, po ashtu, tha se biseda me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Berlin ka qenë “shumë e vështirë”, por nuk dha detaje.

Kurti dhe Vuçiç u pritën bashkë në një darkë joformale në Berlin, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak./REL

Ju sugjerojmë

Nga rajoni në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?
Aktualitet

Nga rajoni në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

25 Dhjetor, 2025 8:29 am
Besimtarët kremtojnë Krishtlindjen, mesazhe për paqe dhe dashuri
Aktualitet

Besimtarët kremtojnë Krishtlindjen, mesazhe për paqe dhe dashuri

25 Dhjetor, 2025 8:19 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 25 dhjetor 2025

25 Dhjetor, 2025 8:17 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 25 dhjetor 2025

25 Dhjetor, 2025 8:14 am
OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
Bota

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

24 Dhjetor, 2025 10:21 pm
Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
Bota

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

24 Dhjetor, 2025 9:09 pm
Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
Bota

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

24 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Bota

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

24 Dhjetor, 2025 7:30 pm
Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje
Bota

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

24 Dhjetor, 2025 6:40 pm
“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize
Bota

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi

24 Dhjetor, 2025 5:41 pm
Para
Pse kush është, Sali Berisha?/Elvis Demçe kërkon vrasjen e një personi. Përgjimet

Pse kush është, Sali Berisha?/Elvis Demçe kërkon vrasjen e një personi. Përgjimet

Kremlini: Inteligjenca e dhënë nga SHBA e Britania për Ukrainën nuk e ndal Rusinë

Kremlini: Inteligjenca e dhënë nga SHBA e Britania për Ukrainën nuk e ndal Rusinë

Mbledhja e grupit të PD,Salianji: T’i japin fund krizës, të dyja palët të ulen

Mbledhja e grupit të PD,Salianji: T’i japin fund krizës, të dyja palët të ulen

TE FUNDIT

Nga rajoni në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Nga rajoni në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?
25 Dhjetor, 2025

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe...

Lexo më shumë

Besimtarët kremtojnë Krishtlindjen, mesazhe për paqe dhe dashuri

Besimtarët kremtojnë Krishtlindjen, mesazhe për paqe dhe dashuri
25 Dhjetor, 2025

Besimtarët e krishterë në Shqipëri kremtojnë sot festën e Krishtlindjes, një prej më të rëndësishmeve të besimit të tyre. Qindra...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 25 dhjetor 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
25 Dhjetor, 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Reshjet...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 25 dhjetor 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
25 Dhjetor, 2025

Dashi Do të bëni hapa të mëdhenj në çdo gjë që ndërmerrni sot. Kjo është një kohë fantastike për ju...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com