Ukraina ka bërë bilancin e humbjeve ushtarake të Rusisë. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, ushtria ruse ka humbur 24 500 ushtarë, 194 avionë, 155 helikopterë dhe 1 077 tanke.
Në një deklaratë Shtabi i Përgjithshëm ukrainas tha se në 24 orët e fundit, ushtria ruse ka humbur edhe 300 ushtarë.
“Ushtria ruse ka humbur gjithsej 24 500 ushtarë si dhe janë rrëzuar 194 avionë dhe 155 helikopterë, ndërsa janë shkatërruar 1 077 tanke, 2 610 mjete të blinduara, 491 topa, 163 sisteme raketahedhëse dhe 81 sisteme të mbrojtjes ajrore që u përkasin rusëve”, thuhet në deklaratë.
Forcat ruse po ashtu kanë humbur 1 867 automjete, 10 anije dhe skafe dhe 303 mjete ajrore pa pilot (dronë).