Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Scholz në takimin me Kurtin: Njohja e Kosovës është pjesë e dialogut

2022/05/04 at 5:09 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Scholz në takimin me Kurtin: Njohja e Kosovës është pjesë e dialogut

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës është pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Duke iu referuar marrëveshjes së pritur midis Kosovës dhe Serbisë, Scholz tha se dokumenti do të ketë shumë detaje, por se do të përfshijë edhe njohjen e Kosovës.

Ai i bëri komentet pas takimit në Berlin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili po ashtu tha se “njohja reciproke duhet të jetë në qendër dhe jo në fund të procesit” të negociatave me Serbinë.

Kurti tha se Kosova është “proaktive dhe konstruktive” në dialog dhe se po bën propozime që janë në përputhje me vlerat e Bashkimit Evropian.

Scholz tha se marrëveshja gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme do të kontribuonte në stabilitetin e rajonit e Ballkanit Perëndimor.

“Ne jemi të përkushtuar për të arritur rezultate konkrete shpejt dhe bashkëpunim të plotë”, tha Kurti në një konferencë të përbashkët për media me kancelarin gjerman.

Scholz tha se është e rëndësishme që, në kohën kur Rusia po bën luftë në Ukrainë, Prishtina dhe Beogradi të punojnë që t’i zgjidhin mospajtimet.

“Objektivi i dialogut të Brukselit është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme midis dy vendeve që u hap të dyja vendeve perspektivën e Bashkimit Evropian dhe kontribuon për stabilitetin rajonal”, tha Scholz.

Ai tha se e ka e ka inkurajuar kryeministrin Kurti për konstruktivitet në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Kancelari Scholz po ashtu u zotua se do të punojë edhe me partnerët e tjerë të BE-së lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Sa i përket periudhave kohore, ne nuk mund ta themi sepse kjo varet nga organe të tjera, por ne jemi të interesuar që kjo të ndodhë shpejt”, tha Scholz.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria që ai udhëheq është duke u përfshirë në dialog në mënyrë proaktive dhe konstruktive.

“Pikëpamja dhe bindja jonë është që njohja reciproke të jetë në qendër, e jo në fund”, tha Kurti duke iu referuar një marrëveshjeje me Serbinë, që do të dilte si rezultat i dialogut të Brukselit.

Scholz tha se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm, andaj ai tha se në gjysmën e dytë do të ketë një ftesë për takim në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ky njoftim, sipas Kurtit, është i mirëpritur për Kosovën.

Kancelari gjerman tha, po ashtu, se do ta vizitojë Kosovën në kuadër të një turneu në shtetet e rajonit.

Pas takimit të Scholzit me Kurtin, kancelari gjerman do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Më pas, dy liderët pritet të takohen bashkë, me ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak./REL

Ju sugjerojmë

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
Bota

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

13 Korrik, 2025 10:51 pm
Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Para
Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, Rama tregon se çfarë u diskutua

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, Rama tregon se çfarë u diskutua

A do t’i ndalojë turistët rusë pas kërkesës së Zelenskyt? Ja si përgjigjet Rama

A do t’i ndalojë turistët rusë pas kërkesës së Zelenskyt? Ja si përgjigjet Rama

Do pranojnë një kandidatë për president nga opozita? Rama: Nuk do paragjykojmë

Do pranojnë një kandidatë për president nga opozita? Rama: Nuk do paragjykojmë

TE FUNDIT

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në...

Lexo më shumë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
13 Korrik, 2025

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në...

Lexo më shumë

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com